Page 19 - Demo
P. 19
17Substancat kimike i klasifikojmë në dy grupe: substanca të pastra të thjeshta dhe substanca të pastra të përbëra (fig.1.16). Cili është dallimi ndërmjet tyre?Substanca kimike, e cila me metoda fizike apo kimike nuk mund të ndahet në substanca edhe më të thjeshta, quhet substancë e pastër e thjeshtë apo element kimik.Deri tani janë të njohura më shumë se 110 elemente dhe secili ka veti fizike dhe kimike, të cilat dallohen nga vetitë e elementeve të tjera.Substanca kimike, e cila me metoda të ndryshme fizike apo kimike ndahet në substanca edhe më të thjeshta, quhet substancë e pastër e përbërë apo komponim kimik.Numri i komponimeve kimike, të cilat gjenden në natyrë apo prodhohen në laboratorë është shumë i madh dhe besohet se ky numër rritet me 100 000 komponime të reja brenda një viti.Për të lehtësuar këtë dallim, supozojmë se elementet kimike janë shkronjat e alfabetit të kimisë, ndërsa komponimet janë fjalët që formohen me këto shkronja. Pra, elementet kimike shkruhen me simbole kimike, të cilat paraqesin shkronjën e parë apo edhe një shkronjë tjetër dalluese të emrit ndërkombëtar. Shkronja e parë është shkronjë e madhe, ndërsa shkronja e dytë, e vogël (tabela 1.3).Tabela 1.3 Emrat dhe simbolet e elementeve kimikeEmri shqip Emri ndërkombëtar Simboli kimik Karbon Carbonium C Kalcium Calcium Ca Klor Chlorenium Cl Cesium Ceasium Cs Bakër Cuprum Cu Azot Nitrogenium N Natrium Natrium Na Nikel Nickel Ni Simbolet e elementeve kimike krijojnë alfabetin e kimisë dhe janë të njëjta në të gjitha shtetet e botës, pa marrë parasysh se cila gjuhë flitet, por emrat e disa elementeve ndryshojnë varësisht nga shteti dhe gjuha që flitet. Ndërsa formulat kimike janë fjalët me të cilat komunikohet në kimi.1.5 Klasifikimi i substancave kimikeFig. 1.16 Substanca të pastra: Ari - element kimik (lart) dhe kripa e kuzhinës - komponim (poshtë)

