Page 20 - Demo
P. 20
18Në një epruvetë hedhim 5 gramë gurkali. Epruvetën e përforcojmë pjerrtas në shtyllëz metalike dhe te gryka e saj vendosim një gotë (fig. 1.17). Gjatë ngrohjes së epruvetës me flakëdhënës vërejmë se substanca fillestare e humbet ngjyrën e kaltër dhe formohet një substancë me ngjyrë të bardhë, si dhe çlirohet uji, i cili grumbullohet në gotë. Fig. 1.17 Ngrohja e gurkalit në flakëdhënësPunë laboratori 5Dihet se nga alfabeti shqip me 36 shkronja formohen mbi 40 000 fjalë, me alfabetin e gjuhës angleze me 26 shkronja formohen mbi 200 000 fjalë etj. Por, nga 110 elementet e njohura deri tani formohen dhjetëra miliona komponime të ndryshme kimike.Komponimet kimike paraqiten me formula kimike të cilat përmbajnë simbolet e elementeve, indekset apo edhe koeficientet. Formulat kimike paraqesin anën cilësore (llojin e elementeve) dhe anën sasiore (numrin e atomeve) të një komponimi kimik. Kështu për shembull, uji është një komponim me dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen dhe paraqitet me formulën H2O. Në këtë formulë kimike, hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O) paraqesin anën cilësore, ndërsa numri 2 pas hidrogjenit (poshtë) tregon indeksin apo numrin e atomeve të hidrogjenit. Acidi sulfurik përmban 2 atome hidrogjen, 1 atom sulfur dhe 4 atome oksigjen dhe paraqitet me formulën kimike H2SO4. Bikarbonati i natriumit apo soda e bukës ka formulë kimike NaHCO3. Nga sa atome të secilit element marrin pjesë në këtë komponim?Si mund ta dallojmë substancën e përbërë (komponimin kimik) nga substanca e thjeshtë (elementi kimik)?Nga ky eksperiment vërtetojmë se gurkali (substanca fillestare) është komponim kimik, sepse prej saj janë fituar dy substanca të tjera më të thjeshta, pra: gurkali = sulfati i bakrit (II) + uji Por, produktet e fituara janë substanca të thjeshta apo të përbëra? Kjo nuk mund të dihet, pa i testuar më tutje. Mirëpo, duke u bazuar në emrat e substancave ne konstatojmë se janë formuar komponime kimike. Këtë reaksion mund ta paraqesim edhe përmes formulave kimike: CuSO4 • 5H2O (s) = CuSO4 (s) + 5 H2O (l) (Për reaksionet kimike do të mësoni më shumë në Temën 2.)

