Page 21 - Demo
P. 21
19Kujdes!Në një gotë të madhe vendosim ujë, disa pika acid sulfurik dhe dy tela bakri (elektroda) dhe i përforcojmë si në figurën 1.18. Mbi tela vendosen epruvetat e mbushura me ujë, me kujdes që të mos derdhet uji nga epruvetat. Pasi të jetë montuar aparatura, telat e bakrit lidhen me përçues metalik për bateri 4.5V. Punë laboratori 6Pyetje dhe detyra1. Numrin e atomeve të një elementi në një komponim kimik e paraqet .2. Emëroni elementet kimike të paraqitura me simbolet: N, Ni, Na, Ne, C, Ce, Cl, Cr, P, Pb.3. Shkruani simbolet e elementeve kimike: magnez, mangan, merkur, kalcium, bakër, kobalt.4. Identifikoni simbolet, indekset dhe koeficientet në komponimet në vijim:a) Na2CO3 • 10 H2O b) NiCl2 • 7 H2Oc) NaHCO3 d) C6H12O6 5. Substanca të pastra të përbëra janë:a) Kripa e kuzhinës b) Sheqeric) Etanoli d) Hekurie) Klori f) UjiGjatë këtij eksperimenti do të vëreni se niveli i ujit në epruveta do të ulet si rezultat i çlirimit të hidrogjenit dhe oksigjenit. Cili gaz do të çlirohet në anodë (pllaka pozitive me ngjyrë të kuqe) dhe cili në katodë (pllaka negative me ngjyrë të zezë)? Nga ky eksperiment vërtetojmë se uji (substanca fillestare) është komponim kimik, sepse prej tij janë fituar dy substanca të tjera edhe më të thjeshta, pra: uji hidrogjen + oksigjen Me anë të eksperimenteve të ngjashme mund vërtetohet se hidrogjeni dhe oksigjeni nuk mund të ndahen në substanca më të thjeshta, sepse janë elemente kimike. Këtë eksperiment të elektrolizës së ujit mund ta paraqesim edhe përmes formulave kimike: 2 H2O (l) = 2 H2 (g) + O2 (g)Fig. 1.18 Elektroliza e ujit

