Page 22 - Demo
P. 22
201.6 Përzierjet dhe ndarja e tyreBashkimi i dy apo më shumë substancave, ku përbërësit i ruajnë vetitë e tyre, quhen përzierje. Përzierjet klasifikohen në dy grupe: përzierje homogjene dhe përzierje heterogjene. Përzierjet homogjene përmbajnë substanca, të cilat nuk mund të shihen me sy, thjerrëz apo mikroskop. Përzierje homogjene janë: uji i pijshëm, tretësira ujore e kripës apo e sheqerit, uthulla, ajri, aliazhet etj. (fig. 1.19).Përzierjet heterogjene përmbajnë substanca kimike, të cilat dallohen lehtë mes tyre me sy të lirë, thjerrëz apo mikroskop. Përzierje heterogjene janë: lëngjet e frutave, uji i lumit pas reshjeve, përzierja e vajit në ujë, përzierja e sulfurit dhe hekurit, tymi etj. (fig. 1.20). Për ndarjen e përzierjeve deri në substanca të pastra përdoren shumë metoda të ndarjes siç janë: dekantimi, filtrimi, distilimi, kristalizimi, ndarja me magnet, kromatografia etj. Dekantimi: Metoda e ndarjes së substancës së ngurtë nga përzierja apo e dy lëngjeve që nuk përzihen me njëri-tjetrin, duke u bazuar në densitetin e tyre. Shtresimi i tyre bëhet nga substanca me densitet më të madh kah ajo me densitet më të vogël. Me këtë metodë nuk mund të ndahen substancat e pastra, por kjo ndihmon procesin e filtrimit. Filtrimi: Metoda e ndarjes së substancës së ngurtë nga përzierja duke u bazuar në madhësinë e grimcave të pranishme. Materiali që nuk kalon përmes letrës quhet mbetje, ndërsa pjesa që kalon (faza e lëngët) quhet filtrat. AzotiUjiOksigjeniDioksidi i KarbonitFig. 1.19 Përzierja homogjene e tretësirës së çajit dhe përzierja e gazeve në ajërFig. 1.20 Përzierjet heterogjene: vaji, uji dhe rëra (majtas), si dhe hekuri dhe sulfuri (djathtas)Merret një gotë me ujë, në të hidhen disa lugë rërë dhe përzihet. Pas pak, kjo përzierje do të fillojë të kthjellohet dhe ne vërejmë shtresimin e rërës në fund të enës. Pasi e kemi përgatitur letrën filtruese duke e vendosur në hinkë, përbërjen e kësaj gote e hedhim me kujdes në hinkë dhe vërejmë se përmes saj kalon lëngu i kthjellët. (fig. 1.21). Pse rëra shtresohet në fund të gotës? Si quhet ky proces?Punë laboratori 7 Fig. 1.21 Dekantimi dhe filtrimi i përzierjes së rërës dhe ujit

