Page 23 - Demo
P. 23
21Fig. 1.23 Distilimi fraksional i derivateve të naftësFig. 1.24 Nxjerrja e kripës nga uji i detit (në 100 g ujë deti gjenden rreth 3.5 g kripë)Distilimi është metoda e ndarjes së lëngut nga përzierja dhe bazohet në avullimin e lëngut dhe në kondensimin e avujve të tij, kur kalon nëpër pjesën e ftohtë të gypit të qelqit (kondensatorit). Përmes distilimit, ndarja e lëngjeve bazohet në pikat e vlimit të tyre. Me distilim mund të ndahen lëngjet prej njëri-tjetrit, për shembull alkooli dhe uji (fig. 1.22). Në këtë eksperiment fillimisht ndahet alkooli (temperatura e vlimit 78oC) dhe pastaj uji (temperatura e vlimit 100oC).Distilimi përdoret për ndarjen e produkteve të naftës: benzina, kerozina, vaji për motor, asfalti etj. (fig. 1.23).Kristalizimi është metoda me anë të së cilës ndahet substanca e ngurtë e tretshme në përzierje, duke nxehur tretësirën dhe duke avulluar tretësin. Pas avullimit të një sasie të tretësit rritet përqendrimi i substancës së tretur dhe fillon të shfaqet faza e ngurtë e saj, sepse formohet tretësirë e tejngopur. Me anë të kësaj metode nxirret kripa e kuzhinës nga uji i detit (fig.1.24).Ndarja me magnet: përdoret për ndarjen e substancave të cilat kanë veti magnetike Përzierja e ujit dhe alkolitTermometriKondesatoriH2OFig. 1.22 Distilimi i përzierjes alkool dhe ujë

