Page 24 - Demo
P. 24
22nga përzierja. Si shembull të thjeshtë mund të marrim përzierjen e hekurit dhe sulfurit, ku hekuri ka veti magnetike dhe tërhiqet nga magneti, ndërsa sulfuri mbetet në enë (fig. 1.25).Kromatografia: Metoda e ndarjes së përzierjeve në substanca të pastra. Fig. 1.25 Ndarja me magnet e hekurit nga sulfuriLetër filtruese qëparaqet fazënstacionareVendi i ngjyrosur që do të ndahetTretësi paraqet fazën lëvizëseVendet e ndara në pesë ngjyra të ndryshmeFig. 1.26 Kromatografia në letërPyetje dhe detyra1. Çfarë quajmë përzierje dhe si klasifikohen ato?2. Çfarë është uji i pijshëm: substancë e pastër apo përzierje? Arsyetoni përgjigjen tuaj.3. Një ditë, mësuesja e kimisë bashkë me nxënësit mbushën disa shishe me ujë në lumë, pasi kishte rënë sasi e madhe shiu dhe uji ishte i turbullt. Cilat metoda të ndarjes së përzierjeve do të përdorni për ndarjen e ujit të pastër?4. Gjatë zhvillimit të një ore praktike në kabinetin e kimisë, mësuesi vendosi në një gotë nga një lugë sheqer, hekur pluhur dhe rërë të imët. Përshkruani mënyrën dhe radhën e ndarjes së këtyre substancave nga njëra-tjetra. Zakonisht përdoret për ndarjen e substancave të ngjyrosura. Ngjyrat mund të jenë përzierje e disa ngjyrave të veçanta, të cilat treten në tretës të ndryshëm dhe udhëtojnë nëpër letrën kromatografike (apo letër filtruese) me shpejtësi të ndryshme dhe në këtë mënyrë dallohen nga njëra-tjetra (fig. 1.26).

