Page 25 - Demo
P. 25
231.7Emri atom është përdorur për herë të parë në Greqinë antike nga filozofi Demokrit, i cili mendonte se materia ndahet në pjesë shumë të vogla dhe pas shumë ndarjeve (copëtimeve) materia nuk mund të ndahet më tutje. Këtë grimcë më të vogël ai e quajti atom (greq. atomos-i pandashëm). Në shekullin XVIII, në Europë, shkencëtarët filluan të bënin pastrimin e substancave dhe me eksperimente të sakta gjetën se ato mund të ndahen në substanca edhe më të thjeshta të cilat i quajtën elemente kimike. Në fillim të shekullit XIX, shkencëtari Xhon Dalton (John Dalton) duke u bazuar në rezultatet e eksperimenteve të shumta dha teorinë e tij për atomin, e cila thotë: • grimcat e imëta të materies që nuk mund të ndahen më tutje, quhen atome;• atomet kanë masa të caktuara dhe dallohen prej njëri-tjetrit në bazë të vetive të tyre fiziko-kimike;• me bashkimin e atomeve të elementeve të ndryshme formohen komponimet. Hulumtimet e shumta të zhvilluara gjatë shekujve XIX dhe XX, vërtetuan se atomi përmban grimca edhe më të vogla subelementare: protone, neutrone dhe elektrone. Protonet kanë ngarkesë pozitive, neutronet nuk kanë ngarkesë, ndërsa elektronet kanë ngarkesë negative. Protonet dhe neutronet gjenden në bërthamë, ndërsa elektronet në mbështjellës elektronik. Masat e protonit dhe të neutronit janë pothuajse të barabarta dhe kjo vlerë është 1840 herë më e madhe se masa e elektronit. Numri i protoneve (+) dhe i elektroneve (-), në një atom është i barabartë, prandaj atomet janë elektroneutrale (pa ngarkesë). Me zbulimin e grimcave më të vogla se atomi, u krijuan edhe modele të ndryshme për radhitjen e tyre, ndër të cilët, më i thjeshti është modeli i Radërfordit (Ernest Rutherford). Sipas tij, në bërthamën pozitive gjendet e gjithë masa e atomit, ndërsa elektronet sillen rreth bërthamës ashtu si planetët rreth Diellit (fig. 1.27).Numri i protoneve përcakton numrin atomik (Z) apo numrin rendor të elementit dhe pozicionin e tij në tabelën periodike. Numri atomik shënohet në anën e majtë të simbolit të elementit, në pjesën poshtë. Numri i masës atomike (A) paraqet shumën e numrit të protoneve dhe neutroneve në bërthamën e atomit të një Fig. 1.27 Modeli atomik sipas RadërforditStruktura e atomitXhon Dalton lindi në vitin 1766 në Angli. Kur ishte 12 vjeç ai filloi të mësonte fëmijët në shkollën e fshatit. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi duke kryereksperimente në kolegjin e Mançesterit në Angli.

