Page 26 - Demo
P. 26


                                    24elementi dhe shënohet në anën e majtë të simbolit të elementit, në pjesën lart. A = Z + NKështu, për shembull, në atomin e heliumit në bërthamë gjenden dy protone (Z = 2), dy neutrone (N = 2) dhe numri i masës së tij atomike është katër (A = 4), ndërsa në mbështjellësin elektronik gjenden dy elektrone (fig. 1.28). Pra, meqenëse heliumi ka dy protone në bërthamën e tij, ai gjendet në pozicion të dytë në tabelën periodike.Por, cili është elementi i parë në tabelën periodike? Elementi i parë, pra, duhet të ketë vetëm një proton në bërthamën e tij dhe një elektron në mbështjellësin elektronik. Një atom i tillë është hidrogjeni.Atomet që kanë numër atomik (Z) të njëjtë, por numër të masës atomike (A) të ndryshëm, quhen izotope. Hidrogjeni, si elementi më i thjeshtë në natyrë, paraqitet në formën e 3 izotopeve (fig. 1.29): • hidrogjeni i zakonshëm (protiumi) i cili ka 1 proton dhe 1 elektron, pra 11H • hidrogjeni i rëndë (deuteriumi) i cili ka 1 proton, 1 neutron dhe 1 elektron, pra 21H • hidrogjeni i paqëndrueshëm (tritiumi) i cili ka 1 proton, 2 neutrone dhe 1 elektron, pra 31H Izotopet e elementeve kanë veti kimike plotësisht të njëjta, sepse kanë numër të njëjtë protonesh dhe elektronesh, por dallohen vetëm në numrin e neutroneve dhe këto lloj atomesh vendosen në të njëjtin vend në tabelën periodike (greq. isos - njëjtë dhe topos - vend).Atomi i karbonit paraqitet në natyrë në 3 izotope (fig. 1.30): • izotopi C-12, përmban 6 protone, 6 neutrone dhe 6 elektrone, pra, 126C.• izotopi C-13, përmban 6 protone, 7 neutrone dhe 6 elektrone, pra, 136C. • izotopi C-14, përmban 6 protone, 8 neutrone dhe 6 elektrone, pra, 146C. Mbështjellësi elektronik i atomit Elektronet gjenden në mbështjellësin elektronik dhe vendosen në shtresa elektronike, të cilat dallohen nga njëra-tjetra, varësisht nga largësia e tyre prej bërthamës dhe nga energjia e tyre. Deri tani janë të njohura 7 shtresa elektronike, të cilat shënohen me shkronjat e Bërthama2 protone2 neutrone2 elektroneelektronprotonneutronFig. 1.28 Struktura e atomit të heliumitFig. 1.29 Izotopet e hidrogjenit: protiumi, deuteriumi dhe tritiumiKarboni-126 protone6 neurone6 elektrone6 protone7 neurone6 elektrone6 protone8 neurone6 elektroneKarboni-13 Karboni-14Fig. 1.30 Izotopet e karbonit
                                
   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30