Page 27 - Demo
P. 27


                                    25mëdha të alfabetit latin: K, L, M, N, O, P dhe Q. Në shtresën e parë (K) mund të vendosen maksimalisht 2 elektrone të cilat janë më afër bërthamës dhe kanë energji më të vogël sesa elektronet e shtresave të tjera. Në shtresën e dytë (L) mund të vendosen deri në 8 elektrone, në të tretën (M) deri 18 elektrone, në të katërtën (N) deri 32 elektrone etj. Shtresat elektronike i quajmë ndryshe edhe nivele energjetike. Me rritjen e numrit të shtresave elektronike, rritet largësia bërthamë-elektron dhe gjithashtu rritet energjia e elektroneve (fig. 1.31). Elektronet në mbështjellësin elektronik vendosen nëpër shtresa elektronike duke filluar nga ato me energji më të ulët kah ato me energji më të lartë. Pra, në fillim mbushet shtresa K, pastaj L, M dhe kështu me radhë.4321N (n=4)M (n=3)L (n=2)K (n=1)Bërthama e ngarkuar pozitivishtKLMNQPONMLKEnergjiaPyetje dhe detyra1. Si quhet izotopi i hidrogjenit që përmban 2 neutrone? 2. Sa neutrone ka në atomin e oksigjenit, i cili ka numër të masës atomike: A=18? 3. Numri atomik shënohet me simbolin: a) A b) Z c) e d) p 4. Një izotop i klorit përmban 17 protone, 20 neutrone dhe 17 elektrone. Sa është numri i masës atomike të këtij izotopi? a) 17 b) 34 c) 37 d) 54 5. Cila shtresë elektronike mbushet e para?a) K b) L c) O d) Q6. Me rritjen e distancës (largësisë) së elektroneve nga bërthama, energjia e tyre_________.7. Sa elektrone vendosen maksimalisht në shtresën M?a) 2 b) 8 c) 18 d) 328. Në bërthamën e atomit të një elementi ka 15 protone dhe 16 neutrone. Sa është numri i elektroneve në shtresën e fundit elektronike të këtij elementi?a) 31 b) 16 c) 15 d) 5Fig. 1.31 Shtresat elektronike (majtas) dhe nivelet energjetike të atomit (djathtas)
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31