Page 28 - Demo
P. 28


                                    261.8 Tabela e sistemit periodik të elementeveDeri në gjysmën e shekullit XIX, ishin zbuluar rreth 60 elemente kimike dhe në atë kohë u bënë përpjekjet e para që elementet të radhiteshin në një tabelë duke u bazuar në masat e tyre atomike. Radhitjen e elementeve në tabelën periodike, të cilën e përdorim edhe sot e kësaj dite, e ka bërë kimisti rus Dimitri Mendelejev (Dmitri Ivanovich Mendeleev), i cili i radhiti elementet në bazë të masave të tyre atomike në rritje, pra, nga ai që ka masë më të vogël, tek ai që ka masë më të madhe. Mendelejevi i radhiti elementet e njohura deri në atë kohë në 8 grupe dhe 6 perioda. Ai la vende të zbrazëta (të rezervuara) për disa elemente, të cilat nuk ishin zbuluar në atë kohë, si dhe parashikoi masat atomike dhe vetitë e tyre fiziko-kimike. Pas zbulimit të disa elementeve (Germaniumit dhe Galiumit), të cilat ishin parashikuar nga ai dhe përputhjes pothuajse plotësisht të vetive me ato të parashikuara, rregulli i përdorur nga Mendelejevi, u pranua si ligj periodik. Ligji periodik i Mendelejevit thotë: vetitë fizikokimike të elementeve janë funksione periodike të masave të tyre atomike.Sistemi periodik i Mendelejevit, me kalimin e viteve dhe dekadave, është plotësuar me elemente të reja, si dhe është modifikuar për t’u bërë më praktik në përdorimin e tij.Deri tani janë zbuluar rreth 110 elemente, të cilat në tabelën periodike vendosen në 8 grupe me nga dy nëngrupe (A dhe B) dhe në 7 perioda. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar (shkurtesa: IUPAC), sistemi periodik ndahet në 18 grupe dhe 7 perioda. Numri i periodës tregon numrin e shtresave elektronike që ndodhen në atomin e një elementi. Elementet që ndodhen në të njëjtën periodë, kanë numër të njëjtë shtresash elektronike. Çdo periodë fillon me një metal alkalin dhe përfundon me një gaz fisnik, me përjashtim të periodës së parë, e cila fillon me Hidrogjenin.Dimitri Mendelejev (1834-1907) lindi në Siberi. Ka qenë profesor në Universitetin Shtetëror të Shën Pjetërburgut. Ka bërë zbulime të shumta në petrokimi dhe ka qenë anëtar i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Suedi.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32