Page 30 - Demo
P. 30
281.9Atomet janë grimca të vogla dhe masa e tyre nuk mund të caktohet drejtpërdrejt me peshore analitike. Masa e atomeve caktohet duke krahasuar masën e një elementi me masën e një atomi tjetër, i cili me marrëveshje është caktuar të merret si standard. Në fillim, me propozimin e Xhon Daltonit është përdorur si standard atomi i hidrogjenit (me marrëveshje është caktuar të jetë vlera 1). Më vonë është përdorur 1/16 e masës së atomit të oksigjenit dhe në fund është vendosur që si standard të jetë 1/12 e masës së izotopit të karbonit (C-12). Ky standard quhet njësi e unifikuar e masës dhe shënohet me shkronjën e vogël latine u (latin. unit-njësi). Masa atomike relative tregon se sa herë më e madhe se masa e njësisë së unifikuar të masës, është masa e atomit të një elementi. Ar(E) = m(E)uNë tabelën e sistemit periodik të elementeve, te simboli i elementit jepen të dhënat për numrin atomik (Z-numri i protoneve), por edhe për masën e tij atomike relative (Ar). Kështu, për shembull: atomi i hidrogjenit ka Ar(H) = 1.008; atomi i azotit ka vlerë Ar(N) = 14.01, atomi i hekurit Ar(Fe) = 55.85 etj. Por, lind pyetja: pse masa atomike relative nuk është gjithmonë numër i plotë? Më herët e kemi përmendur se shumica e elementeve në natyrë paraqiten në 2 apo më shumë izotope dhe masa atomike relative është shuma e të gjitha izotopeve të tyre. Dihet se me bashkimin e atomeve të elementeve të njëjta apo të ndryshme, formohen molekulat, të cilat kanë masë molekulare relative (Mr), e cila gjithashtu krahasohet me standardin e njëjtë.Mr(AxByCz) = m(AxByCz)uMasa molekulare relative paraqet shumën e masave atomike relative të atomeve të shumëzuara me numrin e atomeve pjesëmarrëse. Mr(AxByCz)=x∙Ar(A) + y∙Ar(B) + z∙Ar(C) ku: A, B, C - paraqesin simbolet e elementeve kimikendërsa x, y, z - tregojnë numrin atomevePër të llogaritur masën molekulare relative të një molekule duhet të dihen masat atomike relative të atomeve të pranishme. Për shembull, masa molekulare relative e oksigjenit dhe e amoniakut llogaritet: Mr(O2) = 2 • Ar(O) = 2 •16 = 32 Mr(NH3)= Ar(N) + 3 •Ar(H) = 14.01 + 3 •1.008 =17.034 Në të njëjtën mënyrë mund të llogariten masat molekulare edhe për molekulat më të mëdha, për shembull për acidin sulfurik. Mr(H2SO4) = 2 •Ar(H) + Ar(S) + 4 •Ar(O) = 2 • 1.008 + 32.06 + 4 • 16 = 98.076Masa atomike relative dhe masa molekulare relative

