Page 32 - Demo
P. 32


                                    301.10Ne mund të bëjmë pyetjen: pse kombinohen atomet për të formuar komponime të ndryshme kimike? Përgjigjja e kësaj pyetjeje qëndron e fshehur në konfiguracionin elektronik të gazeve fisnike. Gazet fisnike: heliumi, neoni, argoni, kriptoni, ksenoni dhe radoni nuk reagojnë me elemente të tjera për të formuar komponime, pra, ato nuk janë reaktive. Kur shkruajmë konfiguracionin elektronik të gazeve fisnike (shih tabelën më poshtë), ne gjejmë se, përveç heliumit, të gjitha elementet e tjera kanë nga 8 elektrone në shtresën e tyre të jashtme. Ndryshe nga gazet fisnike, atomet e elementeve të tjera, si për shembull: hidrogjeni, natriumi, klori etj., nuk kanë nga 8 elektrone në nivelin e jashtëm. Prandaj, këto atome tentojnë të stabilizohen duke u kombinuar me atome të tjera, me qëllim që të formojnë konfiguracion elektronik të njëjtë me gazet fisnike. Ky është shkaku kryesor i formimit të lidhjeve kimike.Atomet qëndrojnë së bashku në një komponim falë forcave tërheqëse, të cilat i quajmë lidhje kimike. Tabela 1.5 Konfiguracioni elektronik i gazeve fisnikeEmri Simboli Numri atomik Konfiguracioni elektronik Numri i elektroneve në nivelin e fundit Helium He 2 2 2 Neon Ne 10 2,8 8 Argon Ar 18 2,8,8 8 Kripton Kr 36 2,8,18,8 8 Ksenon Xe 54 2,8,18,18,8 8 Radon Ra 86 2,8,18,32,18,8 8 Lidhja jonike Lidhja jonike formohet me bartjen e elektronit prej njërit atom në tjetrin. Keni menduar ndonjëherë për një substancë të cilën e përdorni çdo ditë në kuzhinën tuaj, kripën e gjellës? Kjo substancë formohet kur natriumi metalik bie në kontakt me klorin e gaztë të cilët reagojnë duke formuar klorurin e natriumit (kripa e gjellës). Natriumi (Na) ka numrin atomik Z=11. Në nivelin e fundit energjetik (M) ka një elektron. Nëse natriumi e liron këtë elektron, ai do të mbetet me 10 elektrone dhe do të marrë ngarkesë pozitive +1. Meqenëse formohet jon i ngarkuar pozitivisht, atëherë e quajmë kation dhe e shënojmë si Na+. Natriumi si kation ka 11 protone në bërthamë dhe 10 elektrone në mbështjellësin elektronik, ku 2 elektrone vendosen në nivelin e parë (K) dhe 8 elektrone në nivelin e dytë (L). Prandaj, atomi i natriumit ka arritur konfiguracion të njëjtë me gazin inert duke liruar një elektron. Humbja e elektronit rezulton në formimin e jonit të natriumit. Ky proces quhet jonizim. Në anën tjetër, klori (Cl) ka numër atomik Z = 17, pra, ka gjithsej 17 elektrone të vendosura në 3 nivele elektronike: në nivelin K, ka 2 elektrone; në nivelin L 8 elektrone dhe në nivelin e Lidhjet kimike
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36