Page 33 - Demo
P. 33
31fundit M ka vetëm 7 elektrone. Për të marrë konfiguracionin elektronik të gazeve inerte, klori pranon një elektron nga atomi i natriumit. Pas pranimit të elektronit, klori do të përmbajë 17 protone në bërthamë dhe 18 elektrone në mbështjellësin e tij elektronik, duke formuar jon me ngarkesë negative Cl-. Klori në nivelin e fundit (M) do të ketë 8 elektrone, duke arritur konfiguracion të njëjtë me gazin fisnik (fig. 1.32).Jonet e natriumit (Na+) dhe klorit (Cl-) tërhiqen mes tyre duke formuar lidhje jonike e duke formuar substancën kristalore, klorur i natriumit (NaCl). Në këto struktura kristalore, jonet renditen në formë të rregullt dhe të përsëritshme. Në figurën në vijim është paraqitur modeli tredimensional i strukturës së NaCl (fig. 1.33). Komponimet jonike karakterizohen nga pika të larta të shkrirjes dhe për ta kaluar një komponim jonik nga gjendja e ngurtë kristalore në gjendje të lëngët, nevojitet temperaturë e lartë. Shumica e komponimeve jonike treten lehtësisht në ujë, si p.sh.: uji i detit ka shije të njelmët si rezultat i tretjes së klorurit të natriumit dhe komponimeve të tjera jonike. Tretësirat ujore të komponimeve jonike e përcjellin shumë mirë rrymën elektrike, sepse jonet janë të lira të lëvizin duke e përcjellë rrymën elektrike prej një elektrode në tjetrën.Fig. 1.33 Struktura kristalore e klorurit të natriumitFig. 1.34 Përcjellja e rrymës elektrike nga tretësira ujore e klorurit të natriumitPërgatitni tretësirën e NaCl duke tretur 1 lugë NaCl në 100 cm3ujë. Pas tretjes së NaCl, futni në tretësirë dy elektroda të grafitit (të cilat mund t’i merrni nga bateritë e përdorura). Elektrodat lidhen në një çark, në të cilin vendoset edhe një llambë (fig. 1.34). Vëzhgoni eksperimentin dhe interpretoni rezultatet duke u bazuar në lidhjen jonike, të cilën tashmë e keni studiuar.Punë laboratori 10 Rryma elektrikeLlambëElektrodaTretësira e NaClPyetje dhe detyra1. Sa nivele energjetike janë të pranishme në jonin e natriumit Na+?2. Sa elektrone përmban joni i klorit Cl–?3. Pse tretësira ujore e klorurit të natriumit e përcjell rrymën elektrike?Na + Cl Na+ Cl- +Fig. 1.32 Formimi i lidhjes jonike ndërmjet natriumit dhe klorit

