Page 34 - Demo
P. 34
32Lidhja jonike nuk është e vetmja mënyrë me të cilën formohen komponimet kimike. Atomet e elementeve, po ashtu, mund të formojnë lidhje kimike, duke bashkuar elektronet me njëri-tjetrin. Lidhja e formuar në këtë rast quhet lidhje kovalente. Lidhja kovalente formohet ndërmjet dy atomeve që tregojnë prirje të njëjtë të tërheqjes së elektroneve. Ndryshe nga komponimet jonike, ato kovalente tregojnë veti të ndryshme fizike. Komponimet kovalente, në përgjithësi, karakterizohen nga pika më të ulëta të shkrirjes dhe të vlimit, janë të patretshme në ujë dhe, meqë janë elektrikisht neutrale, janë përcjellëse të dobëta të rrymës elektrike. Për ta kuptuar se si formohet lidhja kovalente, marrim si shembull formimin e molekulës së hidrogjenit H2 nga dy atomet e hidrogjenit H. Formimi i lidhjes kovalente në molekulën e H2 mund ta paraqesim sipas figurës 1.35:H. + .H H : H H2Fig. 1.35 Formimi i lidhjes kovalente njëfishe në molekulën e hidrogjenit H2Elektronet e nivelit të jashtëm të atomeve paraqiten me anë të pikave. Dy pika të përbashkëta paraqesin një lidhje kimike.Çifti elektronik shpërndahet ndërmjet dy atomeve. Në këtë rast, të dyja atomet fitojnë konfiguracion të qëndrueshëm, si të gazit fisnik (Heliumit). Përveç lidhjes kovalente njëfishe, atomet e elementeve mund të formojnë edhe lidhje kovalente dyfishe dhe trefishe. Lidhja dyfishe është lidhje kovalente në të cilën dy çifte të përbashkëta të elektroneve shpërndahen ndërmjet dy atomeve. Lidhja trefishe është lidhje kovalente në të cilën tri çifte të përbashkëta të elektroneve shpërndahen ndërmjet dy atomeve. Në formimin e molekulës së oksigjenit (O2) marrin pjesë dy atome të oksigjenit. Atomi i oksigjenit posedon gjashtë elektrone në nivelin e fundit energjetik (L) dhe për të arritur konfiguracion të qëndrueshëm të neonit, atomit të oksigjenit i nevojiten edhe dy elektrone. Prandaj, në molekulën e oksigjenit, të dy atomet e oksigjenit formojnë dy çifte të përbashkëta elektronike, duke formuar lidhje kovalente dyfishe (fig. 1.36).1.11 Lidhja kovalente

