Page 35 - Demo
P. 35


                                    33Fig. 1.36 Formimi i lidhjes kovalente dyfishe në molekulën e oksigjenit (O2)Shembull i lidhjes trefishe është molekula e azotit (N2). Atomi i azotit ka pesë elektrone në nivelin e fundit energjetik (L) dhe për të arritur konfiguracionin e qëndrueshëm të gazit inert (Neon), atomit të azotit i nevojiten edhe tri elektrone. Prandaj, të dyja atomet e azotit i bashkojnë nga tri elektrone duke formuar tri çifte të përbashkëta elektronike dhe njëkohësisht, lidhje kovalente trefishe (fig. 1.37).Fig. 1.37 Formimi i lidhjes kovalente trefishe në molekulën e azotit N2Lidhja kovalente Pyetje dhe detyra1. Sqaroni si formohet lidhja kovalente. 2. Paraqitni formimin e lidhjes kovalente në këto molekula: O2, HCl, Cl2 dhe N2.3. Sa lidhje kovalente janë të pranishme në molekulat e mëposhtme:a) H2Ob) HClc) O2 d) N2Lidhja kimike kovalente mund të formohet edhe ndërmjet atomeve të elementeve të ndryshme. Për shembull, formimi i lidhjes kimike kovalente ndërmjet hidrogjenit dhe karbonit në molekulën e metanit (CH4). 
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39