Page 36 - Demo
P. 36


                                    34Elektronet në atome gjenden në mbështjellësin elektronik dhe vendosen nëpër shtresa të ndryshme elektronike (K, L, M etj.), por në lidhjet kimike marrin pjesë vetëm elektronet e shtresave të tyre të jashtme (valente). Gjatë formimit të lidhjeve kimike, atomet lidhen me një numër të caktuar atomesh të tjera dhe kjo varet nga numri i elektroneve që një element i çliron, i merr apo i çiftëzon, për të formuar konfiguracion të qëndrueshëm të gazeve inerte (dublet apo oktet). Nga ta dimë se cili është numri maksimal i lidhjeve që mund të formojë një element kimik?Për t’i dhënë përgjigje të saktë kësaj pyetjeje, duhet të dihet numri i elektroneve që gjenden në shtresën e jashtme elektronike të atij elementi dhe ky numër tregon edhe numrin maksimal të lidhjeve që mund të formojë një atom. Pra, elementet e grupit 1, lidhen vetëm me një atom tjetër; të grupit 2 lidhen me 2 atome; të grupit 4 formojnë 4 lidhje e kështu me radhë.Atomi i hidrogjenit ka vetëm një elektron dhe formon vetëm një lidhje kimike. Prandaj, ai mund të përdoret si një element që na ndihmon të gjejmë numrin e lidhjeve që mund të formojë një atom i elementit tjetër me hidrogjenin. Pra, numri i atomeve të hidrogjenit që lidhen me atë element, paraqet numrin e lidhjeve të atij elementi apo valencën. Valenca paraqet aftësinë e një atomi të elementit që të lidhet me një numër të caktuar atomesh të tjera.Kështu, për shembull, fluori është element i grupit 7 dhe në shtresën valente ka 7 elektrone, prandaj formon lidhje kovalente me një atom të hidrogjenit duke plotësuar konfiguracionin e qëndrueshëm të gazit inert me 8 elektrone (molekula HF). Oksigjeni ka 6 elektrone valente, 1.12 Valenca e elementeve kimikeOCH HFormaldehidaS OOOOHHAcidi sulfurikN OOOHAcidi nitrikN ClClClTrekloruri i azotitShkencë, shkenca natyrore, kimi, materie, atom, molekule, izotop, përzierje, substancë elementare, komponim, përzierje homogjene, përzierje heterogjene, shndërrim fizik, shndërrim kimik, reaksion kimik, reaktant, produkt i reaksionit, metodë shkencore, eksperiment, ligj, teori, hipotezë, element kimik, gjendje agregate, lidhje kimike, valencë, elektrone valente, forcë repulsive (shtytëse), forcë tërheqëse, jon, kation, anion, lidhje jonike, lidhje kovalente, model molekularFjalë kyçe
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40