Page 37 - Demo
P. 37
35Valenca e elementeve kimikeprandaj formon 2 lidhje kovalente njëfishe me 2 atome të hidrogjenit, duke formuar molekulën e ujit (H2O). Azotit i nevojiten edhe 3 elektrone për të plotësuar oktetin, prandaj lidhet me 3 atome të hidrogjenit, për të formuar molekulën e amoniakut (NH3). Karboni në shtresën e jashtme ka 4 elektrone, prandaj lidhet me 4 atome të hidrogjenit duke formuar 4 lidhje njëfishe në molekulën e metanit (CH4).Pra, nga këta shembuj vërtetuam se fluori në molekulën e fluorhidrikut është njëvalent, oksigjeni në molekulën e ujit është dyvalent, azoti në molekulën e amoniakut është trevalent dhe karboni është katërvalent në molekulën e metanit.Por si mund të gjendet valenca e elementeve që nuk lidhen drejtpërdrejt me hidrogjenin?Ashtu siç u përmend më lart, numri i grupit të elementit tregon numrin maksimal të lidhjeve apo valencën maksimale të atij atomi. Por valenca e shumë elementeve kimike ndryshon varësisht nga lloji i elementit me të cilin ka formuar lidhje kimike, prandaj duhet të gjendet sipas disa rregullave të caktuara.1. Valenca e elementeve të grupit të parë dhe e hidrogjenit është gjithmonë 1.2. Valenca e elementeve të grupit të dytë dhe e oksigjenit është gjithmonë 2.3. Valenca e elementeve halogjene (F, Cl, Br, I) kur lidhen me metale është 1.4. Shuma e valencave të të gjitha elementeve të lidhura mes tyre, është gjithmonë e barabartë.Për të kuptuar më lehtë mënyrën e gjetjes së valencës së elementit në një komponim të caktuar marrim shembujt vijues.Karboni me oksigjenin formon dy okside: CO dhe CO2, prandaj valencën e karbonit e llogarisim sipas ecurisë në vijim. Në molekulën CO: karboni është 2 valent, sepse lidhet me një atom të oksigjenit i cili gjithashtu është 2 valent. Ndërsa në CO2: karboni është 4 valent, sepse është lidhur me 2 atome oksigjen, pra:Valenca e karbonit në CO2 llogaritet: V(C) = 2 ∙V(O) = 2 ∙ 2 = 4Azoti me oksigjenin formojnë disa okside të ndryshme, siç janë: N2O, NO, N2O3, N2O5, dhe në secilin nga këto okside ndryshon valenca e azotit. Në molekulën N2O, shuma e valencave të dy atomeve të azotit është e barabartë me valencën e oksigjenit (2), pra:Valenca e azotit në N2O llogaritet: 2 ∙ V(N) = V(O) = 2, prandaj V(N) = 2/2 = 1Valenca e azotit në NO llogaritet: V(N) = V(O)= 2, prandaj V(N) = 2Valenca e azotit në N2O3 llogaritet: 2 ∙V(N) = 3 ∙ V(O)=3 ∙ 2 = 6, prandaj V(N) =6/2=3Valenca e azotit në N2O5 llogaritet: 2 ∙V (N) = 5 ∙ V(O) = 5 ∙ 2= 10, prandaj V(N) = 10/2 = 5

