Page 38 - Demo
P. 38
36Tabela 1.6 Paraqitja e lidhjeve kimike në molekula të ndryshmeAtomi Numri i lidhjeveFormula e molekulësStruktura e molekulësModeli top-shkopinjModeli në formë topiKlori 1 HClOksigjeni 2 H2OAzoti 3 NH3Karboni 4 CH4Pyetje dhe detyra1. Çfarë quajmë valencë?2. Ç’informacion duhet të keni për një element që të gjeni valencën maksimale të tij?3. Përmendni rregullat që nevojiten për llogaritjen e valencës së panjohur të elementit në një komponim.4. Gjeni valencën e secilit element në molekulat: a) acid sulfurik; b) formaldehidë; c) acid nitrik; d) treklorur azoti.Molekulat e elementeve dhe komponimeve kimike paraqiten zakonisht me formula dhe modele të ndryshme, siç janë: • formula molekulare: tregon llojin dhe numrin e secilit atom në molekulë• formula strukturore: tregon mënyrën e lidhjes së atomeve në molekulë• modeli i lidhjes së atomeve: top-shkopinj• modeli i lidhjes së atomeve në formën e topave (sferave)Varësisht nga informacionet që nevojiten për molekula të caktuara, ne mund të përdorim ato formula apo modele molekulare që na përshtaten dhe na ndihmojnë më shumë në punën tonë hulumtuese. Në tabelën vijuese, janë paraqitur informacione të shumta dhe modele për katër elemente të grupeve të ndryshme dhe llojet e molekulave që i formojnë ato elemente.

