Page 39 - Demo
P. 39


                                    371.131. Cili shkencëtar konsiderohet “themelues i kimisë moderne”?2. Përmendni disa përdorime të kimisë në teknologjinë e informacionit.3. Cili është nivel më i lartë shkencor: Teoria apo Ligji shkencor? Arsyetoni përgjigjen tuaj.4. Numëroni disa nga rreziqet e mundshme gjatë punës eksperimentale në laboratorin e kimisë. Si duhet të kujdesemi nga këto rreziqe?5. Numëroni 5 enë laboratorike prej qelqi dhe tregoni përdorimin e tyre.6. Cilat janë gjendjet agregate të ujit dhe si dallohen ato për nga vetitë e tyre fizike?7. Procesi i kalimit të lëngut në substancë të ngurtë quhet___________, ndërsa në gjendje të gaztë________. Cilat janë proceset që ndodhin gjatë zhvillimit në drejtim të kundërt?8. Përmendni nga 3 ndryshime fizike dhe ndryshime kimike. Arsyetoni përgjigjen tuaj.9. Gjeni simbolet, indekset dhe koeficientet në komponimet në vijim:a. C12H22O11b. CaCl2 ∙ 2H2Oc. CuSO4 ∙ 5H2Od. Na2B4O7 ∙ 7H2O10. Merrni nga dy shembuj të përzierjeve homogjene dhe heterogjene, si dhe gjeni dallimet ndërmjet tyre.11. Një element ka numër të masës atomike 34 dhe në bërthamën e tij përmban 18 neutrone. Cili është ky element dhe sa elektrone do të ketë në mbështjellësin e tij elektronik?12. Gjeni numrin e grupit dhe periodës për elementet e përmendura: oksigjen, alumin, hekur, klor, argjend dhe plumb.13. Çfarë thotë ligji periodik i Mendelejevit?14. Të llogaritet masa molekulare relative e komponimeve në vijim:a. HNO2b. C2H6Oc. H3PO4d. NaHCO3e. KMnO4f. K2Cr2O715. Jepni një shembull konkret të formimit të lidhjes kimike jonike.16. Ç’lloj lidhjeje kimike formojnë: oksigjeni dhe azoti?17. Të llogaritet valenca e elementeve në komponimet në vijim: NO2, SO3, Fe2O3, SiH4, PH3, H2S, HBr.Provoni njohuritë
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43