Page 40 - Demo
P. 40
382.22TemaReaksionet kimikeReaksionet kimikeKur shikoni ndryshim të ndonjë substance, pyesni veten: “A është përftuar ndonjë substancë e re?”Nëse gjatë ndryshimit nuk është formuar ndonjë substancë e re, atëherë kemi të bëjmë vetëm me një ndryshim fizik. Nëse gjatë ndryshimit është formuar një apo më shumë substanca të reja, atëherë kemi të bëjmë me ndryshim kimik. Pra, gjatë ndryshimeve kimike ndodh reaksion kimik.Ndryshimet kimike apo reaksionet kimike paraqiten përmes ekuacioneve kimike. Paraqitja e ekuacioneve kimike është universale (njësoj në tërë botën).Nëse magnezi digjet në ajër, ai reagon me oksigjenin duke prodhuar një substancë të re, oksidin e magnezit (fig. 2.1).Më poshtë është paraqitur në mënyrë të thjeshtuar ky reaksion kimik:Magnez + Oksigjen Oksid magneziKjo paraqitje e reaksionit kimik quhet ekuacion me fjalë.Në anën e majtë vendosen gjithmonë substancat fillestare (substancat që kemi para se të fillojë reaksioni), të cilat quhen reaktantë. Në ekuacionin e mësipërm kemi dy reaktantë: magnezin dhe oksigjenin.Në anën e djathtë vendosen gjithmonë substancat e reja që janë formuar (përftuar) nga reaktantët dhe që quhen produkte. Në rastin e ekuacionit të mësipërm kemi vetëm një produkt, oksidin e magnezit. Për t’i ndarë reaktantët nga produktet në ekuacionet kimike përdoret shigjeta e drejtuar nga reaktantët për te produktet. Ajo ka kuptimin “formohet” apo “përftohet”.Fig. 2.1 Djegia e magnezit2.1Reaktant ProduktMbani mend!

