Page 41 - Demo
P. 41
39Fig. 2.2 Reaksioni mes acidit klorhidrik dhe zinkutNjë shembull tjetër i paraqitjes së një reaksioni kimik është reaksioni i acidit klorhidrik me zinkun nga i cili përftohet kloruri i zinkut dhe hidrogjeni. Pra, në këtë reaksion kemi dy reaktantë dhe dy produkte (fig. 2.2):Acidi klorhidrik + Zink Klorur zinku + HidrogjenAcidi klorhidrik është një substancë që përbëhet nga klorhidriku i tretur në ujë. Uji që gjendet në tretësirën e acidit klorhidrik, nuk hyn në reaksion me zinkun (nuk është reaktant), por është pjesë e reaksionit. Të gjitha substancat që janë pjesë e reaksionit njihen me emrin reagentë. Pra, edhe uji është reagent gjatë këtij reaksioni së bashku me të gjitha substancat e tjera.Pyetje dhe detyra1. Ku dallohen ndryshimet fizike nga ndryshimet kimike?2. Metani (gazi natyror) përdoret si lëndë e djegshme për ngrohje. Për djegien e tij nevojitet edhe oksigjeni. Pas djegies së metanit përftohet dioksidi i karbonit dhe uji. Shëno ekuacionin me fjalë për këtë reaksion kimik.3. Më poshtë janë dhënë dy ekuacione kimike. Trego për të dyja reaksionet se cilët janë reaktantët dhe cilat janë produktet e reaksionit.a) Hidrogjen + Oksigjen Ujëb) Ujë Hidrogjen + Oksigjen4. Plotëso me fjalët “reaktant” ose “produkt” vendet e zbrazëta poshtë substancave për ekuacionet:a. Hekur + Oksigjen Oksid hekuri _______ _________ ______________b. Glukoza Karbon + Ujë _______ _______ _________Në të gjitha ndryshimet ku përfshihet djegia e substancave kemi reaksion kimik. Një nga rastet më të shpeshta të reaksioneve të djegies është djegia e lëndëve fosile, të cilat përdoren për prodhimin e energjisë. Me djegien e metanit në prani të oksigjenit përftohen uji dhe dioksidi i karbonit. Pra, nga dy reaktantë përftohen dy produkte. Metan + Oksigjen Ujë + Dioksid karboni

