Page 42 - Demo
P. 42


                                    402.2Gjatë reaksioneve kimike ndodhin disa ndryshime, ndër të cilat:Ndryshimet energjetike (nxehtësia, drita, zëri)Ndryshimi i ngjyrësÇlirimi i gazeveFormimin e precipitatit (mbetje)Fig. 2.3 Shpërthimi i fishekzjarrëveFig. 2.4 Lëngu i lakrës së kuqeNdryshimet gjatë reaksioneve kimikeImagjinoni sikur po ndiqni një shfaqje fishekzjarrësh. Ju mund të shihni pamje të ngjyrave të ndryshme dhe të dëgjoni zhurma që vijnë nga pëlcitja e raketave (fishekzjarrëve) në qiell. Pas pëlcitjes së tyre, mund të nuhatni edhe erën që çlirojnë gazet e prodhuara gjatë këtyre reaksioneve kimike (fig. 2.3).Kur ndodh një reaksion kimik formohet substancë e re. Por si mund ta kuptojmë që po ndodh vërtet një reaksion?Në rastin e fishekzjarrëve, gjatë reaksionit kimik çlirohet çdo herë energji në formën e dritës, të nxehtësisë dhe të zërit. Pra, çlirimi i energjisë është një sinjal që na tregon se po zhvillohet një reaksion.Era që vjen pas shpërthimit të fishekzjarrëve, tregon se janë përftuar substanca të reja që janë në gjendje të gaztë.Reaksionet kimike ndodhin gjatë gjithë kohës, por shumë pak prej tyre ndodhin me shpejtësi të madhe, siç është rasti i fishekzjarrëve. Me siguri, ju keni parë ndryshkjen e ndonjë metali, apo kalbjen e ndonjë peme. Sa kohë na nevojitet për t’i parë ndryshimet që ndodhin gjatë atyre reaksioneve? Pra, te këto reaksione ndryshimet shfaqen shumë më ngadalë.Çfarë duhet të vrojtojmë gjatënjë reaksioni kimik?Ndryshimi i ngjyrës Reaksionet kimike mund t’i dallojmë edhe falë ndryshimit të ngjyrës. Në shtëpi mund të provoni ndryshimin e ngjyrës nëse lëngut të lakrës së kuqe i shtoni uthull apo sodë bikarboni. Çfarë ngjyrash do të fitohen? (fig. 2.4) Realizoni eksperimentin 1 nga Fletorja e punës, Tema 2.2.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46