Page 43 - Demo
P. 43


                                    41Ndryshimet gjatë reaksioneve kimikeFig. 2.5 Formimi i precipitatit gjatë reaksionit mes tretësirës së sulfurës së natriumit dhe nitratit të kadmiumit.Fig. 2.6 Formimi i flluskave (dioksidit të karbonit) gjatë reaksionit mes sodës bikarbon dhe uthullësPyetje dhe detyra1. Listo katër ndryshime që mund të vërehen gjatë reaksioneve kimike.2. Bëj një listë me tri reaksione kimike që zhvillohen në jetën e përditshme dhe arsyeto si mund ta kuptosh që po zhvillohet një reaksion kimik.3. Hulumto se pse shtimi i sodës bikarbon e bën bukën të rrisë vëllimin e saj gjatë pjekjes!4. Më poshtë janë dhënë disa fotografi. Tregoni për secilën prej tyre nëse paraqet një shndërrim fizik apo një reaksion kimik. Argumentoni përgjigjen tuaj.Ndryshimin e ngjyrës mund ta vëreni edhe gjatë pjekjes së ushqimeve të ndryshme në shtëpi.Formimi i precipitatit Gjatë reaksioneve kimike mund të ndodhë që kur përzihen dy lëngje, përftohet një produkt në gjendje agregate të ngurtë. Substanca e ngurtë e përftuar nga reaksioni midis dy substancave në gjendje të lëngët apo tretësirave, quhet precipitat ose mbetje (fig. 2.5). Realizoni eksperimentin 2 nga Fletorja e punës, Tema 2.2.Nëse tretësirës së kthjellët të gëlqeres i shtojmë ujë të gazuar (me dioksid karboni), formohet precipitat i bardhë.Çlirimi i gazitGjatë reaksioneve kimike shpesh mund të vërejmë edhe substanca të cilat përftohen në gjendje të gaztë. Disa gaze mund t’i shohim duke u larguar në formë tymi, siç ndodh gjatë rasteve të djegies. E, nëse reaksioni zhvillohet mes lëngjeve apo tretësirave, gazin e çliruar mund ta vërejmë duke u larguar në formë flluskash nga tretësira. Shembull i një reaksioni të tillë është ai i krijuar me hedhjen e një lugë sode bikarboni e vendosni në një gotë me uthull ushqimore (fig. 2.6). Realizoni eksperimentin 3 nga Fletorja e punës, Tema 2.2.a) thekja e bukës; b) shkrirja e çokollatës;c) shpërthimi ifishekzjarrëve;d) shkrirja e akullit; e) djegia e qymyrit; f) ngjyra rozë e çatisë prej bakri kthehet në të gjelbër;
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47