Page 44 - Demo
P. 44
422.3Në shumicën e rasteve, reaksionet kimike shoqërohen edhe me ndryshime energjetike. Gjatë djegies së substancave mund ta dallojmë lehtësisht energjinë në formën e dritës, apo edhe nxehtësinë që çlirohet nga reaksioni (fig. 2.7). Edhe gjatë reaksioneve të tjera mund të vërehet ndryshimi i temperaturës, p.sh. nëse acidi klorhidrik përzihet me një bazë (për të cilat do të mësoni më vonë), siç është hidroksidi i natriumit (për të cilat do të mësoni më vonë), vërehet rritje e temperaturës së tretësirës të fituar (fig. 2.8). Fig. 2.8 Çlirimi i nxehtësisë gjatë reaksionit midis acidit dhe bazësFig. 2.7 Formimi i dritës dhe i nxehtësisë gjatë djegies së fijes së shkrepësesNdryshimet energjetike gjatë reaksioneve kimikeRëndësia e reaksioneve ekzotermikePërdorimi i rrymës elektrike dhe i transportit janë pjesë e përditshmërisë sonë. Por, si mundësohen këto në vendin tonë?Pjesa më e madhe e rrymës elektrike në Kosovë përftohet nga djegia e qymyrit në termocentrale. Veturat apo transporti publik përdorin naftën për t’u vënë në lëvizje. Djegia e qymyrit dhe e naftës janë shembulli më i shpeshtë i reaksioneve ekzotermike në jetën tonë.

