Page 45 - Demo
P. 45


                                    43Nëse gjatë reaksionit kimik çlirohet nxehtësi, atëherë këto reaksione quhen reaksione ekzotermike. Shembull i reaksioneve ekzotermike janë edhe të gjitha reaksionet e djegies. Ato shënohen si më poshtë:Karbon + Oksigjen Dioksid karboni + energjiMe djegien e karbonit (ose të qymyrit) në prani të oksigjenit përftohet dioksidi i karbonit dhe çlirohet nxehtësi. Në rastet kur në një reaksion kimik çlirohet energji (nxehtësi), energjia shënohet në anën e djathtë të ekuacionit (te produktet). Por në disa raste mund të ndodhë që pas përzierjes së tretësirave, të vërehet edhe ulje e temperaturës pas përzierjes së tretësirave. Apo, për të zhvilluar një reaksion, të jetë i nevojshëm përdorimi i nxehtësisë, si në rastin e përgatitjes së shumë ushqimeve. Reaksionet kimike gjatë të cilave absorbohet nxehtësi nga jashtë reaksionit, quhen reaksione endotermike. Shembull i reaksioneve endotermike është procesi i fotosintezës, sepse bimës i nevojitet energjia për ta shndërruar dioksidin e karbonit dhe ujin në oksigjen dhe karbohidrate. Ky reaksion paraqitet në këtë formë:Dioksid karboni + Ujë + Energji Oksigjen + KarbohidratKur gjatë reaksionit absorbohet energji (nevojitet energjia për t’u zhvilluar reaksioni), “energjia” shënohet në anën e majtë të ekuacionit (nga ana e reaktantëve).Një shembull i thjeshtë që mund ta provoni edhe ju është reaksioni mes acidit citrik (acidi i limonit) me sodën bikarbon (soda e bukës). Substancës së përftuar nga përzierja e lëngut të limonit me sodën e bukës, dikur i shtonin edhe sheqer dhe e përdornin si limonadë (fig. 2.9). Acidi citrik Soda bikarbonPyetje dhe detyra1. Shpjego dallimin mes reaksioneve ekzotermike dhe atyre endotermike.2. Zierja e vezës është reaksion endotermik apo ekzotermik? Shpjego përgjigjen.3. Kur përziejmë tretësirat e një acidi dhe një baze, ky reaksion është ekzotermik. Si do të mund ta vërtetonit këtë me eksperiment?Fig. 2.9 Ulja e temperaturës gjatë reaksionit mes acidit citrik dhe sodës bikarbon20°C 20°C 17°C
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49