Page 46 - Demo
P. 46


                                    442.4Me djegien e sulfurit në prani të oksigjenit formohet dioksidi i sulfurit (fig. 2.10). Ky ekuacion paraqitet si më poshtë:Sulfur + Oksigjen Dioksid sulfuriKy ekuacion mund të paraqitet edhe përmes simboleve dheformulave kimike:S + O2 SO2Nëse nxehet përzierja e hekurit dhe e sulfurit, formohet sulfuri i hekurit.Ekuacioni me fjalë: Hekur + Sulfur Sulfur hekuriEkuacioni me simbole dhe formula: Fe + S FeSNë dy shembujt e paraqitur më sipër shohim se dy substanca (reaktantë) bashkohen për të formuar një substancë të re (produkt).Kur dy a më shumë substanca bashkohen për të formuar një substancë të re, kemi të bëjmë me reaksione të sintezës. Reaksioni në të cilin përftohet vetëm një produkt, quhet reaksion i sintezës (bashkimit).Në dy shembujt e mësipërm dy substanca elementare janë bashkuar për të formuar një përbërje. Reaksionet e sintezës mund të jenë edhe bashkim i dy përbërjeve për të formuar një përbërje me më shumë elemente, p.sh.:Dioksid sulfuri + Ujë Acid sulfuror SO2 + H2O H2SO3Kur e nxehim karbonatin e kalciumit (gurin gëlqeror) përftohet oksidi i kalciumit (gëlqerja e pashuar) dhe dioksidi i karbonit.Karbonat kalciumi Oksidi kalcium + Dioksid karboni CaCO3 CaO + CO2Në këtë reaksion shohim se nga një substancë (reaktant) janë përftuar dy substanca (produkte).Fig. 2.10 Djegia e sulfurit në prani të oksigjenit formon dioksidin e sulfurit.Shëno me fjalë dhe simbole reaksionin për djegien e sulfurit!Reaksionet e analizës dhe të sintezës
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50