Page 47 - Demo
P. 47
45Fig. 2.11 Zbërthimi i oksidit të merkurit në merkur dhe oksigjen elementarNjë shembull tjetër i përfitimit të dy produkteve nga një substancë (reaktant) është edhe ngrohja e oksidit të merkurit, duke përftuar kështu merkurin dhe oksigjenin e gaztë (fig.2.11):Oksid merkuri Merkur + OksigjenReaksionet te të cilat nga një substancë reaguese formohen dy a më shumë substanca, quhen reaksione të analizës ose të dekompozimit.1. Çfarë janë reaksionet e analizës dhe të sintezës?2. Më poshtë janë dhënë 4 ekuacione me fjalë:a) Shëno me simbole dhe formula ekuacionet kimike të paraqitura.b) Trego për secilin lloj të ekuacionit a është reaksion i analizës apo i sintezës.I. Magnez + Oksigjen Oksid magneziII. Klorur kalciumi Klor + kalciumIII. Sulfur zinku Sulfur + ZinkIV. Dioksid karboni + Ujë Acid karbonik3. Për shënimin e simboleve dhe të formulave shfrytëzoni tabelën periodike dhe internetin, ose kërkoni ndihmën e mësuesit/es.4. Shpjego pse fjalët sintezë dhe analizë janë të përshtatshme për reaksionet në fjalë.Pyetje dhe detyraShembuj të reaksioneve të analizës dhe të sintezës:Nëse hidrogjeni digjet në prani të oksigjenit, përftohet uji.Reaksion i sintezës: Hidrogjen + Oksigjen UjëNëse uji zbërthehet përmes rrymës elektrike, përftohet hidrogjeni dhe oksigjeni.Reaksion i analizës: Ujë Hidrogjen + Oksigjen

