Page 48 - Demo
P. 48


                                    462.5Gjatë reaksioneve kimike atomet nuk mund të krijohen dhe as të zhduken, prandaj numri i secilit lloj të atomeve në ekuacione kimike duhet të jetë i barabartë në të dyja anët e reaksionit.Le të shohim shembullin e reaksionit mes hidrogjenit dhe oksigjenit ku përftohet uji, të paraqitur përmes ekuacionit me fjalë në mësimin e mëparshëm. H2 + O2 H2O +Reaksioni nuk është i balancuar, pasi në anën e majtë të ekuacionit kemi 2 atome oksigjen, ndërsa në anën e djathtë kemi vetëm një atom oksigjen. Numri i atomeve të hidrogjenit është i barabartë në të dyja anët e ekuacionit (nga dy atome hidrogjen).Për të balancuar ekuacionet, kimike nuk duhet të ndryshojmë asnjë nga formulat kimike që janë në ekuacionin kimik, pra, indeksi nuk duhet ndryshuar. Shembull: Formulën e ujit H2O nuk duhet ta ndryshojmë në H2O2.Për të balancuar ekuacionet mund të shtojmë nga një numër para formulave kimike. Këta numra quhen koeficientë. Një koeficient shumëzohet me numrin e të gjitha atomeve që gjenden në formulë.H2O 2H2O2 atome hidrogjen dhe 1 atom oksigjen4 atome hidrogjen dhe 2 atome oksigjenIndeksi KoeficientiMeqë në anën e majtë të ekuacionit kemi 2 atome oksigjen, ndërsa në anën e djathtë vetëm një atom oksigjen, e vendosim koeficientin 2 para formulës së ujit. Në këtë mënyrë ne kemi barazuar numrin e atomeve të oksigjenit në të dyja anët e ekuacionit.H2 + O2 2H2OBarazimi i reaksioneve kimikeIndeks quhet numri që vendoset pas simbolit të elementeve në formula kimike dhe tregon numrin e atomeve të atij elementi në një molekulë.P.sh. molekula e oksigjenit përmban 2 atome oksigjen dhe shënohet (O2).Molekula e ujit përmban dy atome hidrogjen dhe një atom oksigjen dhe shënohet (H2O).
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52