Page 49 - Demo
P. 49
47Me vendosjen e koeficientit (2) para formulës së ujit, numri i atomeve të hidrogjenit në anën e djathtë ka shkuar 4, ndërsa në anën e majtë kanë mbetur 2 atome hidrogjen. Prandaj është e domosdoshme që për të barazuar numrin e atomeve të hidrogjenit, të vendoset edhe një koeficient (dy) para formulës së hidrogjenit në anën e majtë.2H2 + O2 2H2OTani ekuacioni është barazuar (balancuar). Numri i atomeve të hidrogjenit dhe të oksigjenit në anën e majtë të ekuacionit është i barabartë me numrin e atomeve të hidrogjenit dhe të oksigjenit në anën e djathtë.2H2 + O2 2H2O4 atome hidrogjen dhe 2 atome oksigjen4 atome hidrogjen dhe 2 atome oksigjenNëse koeficient është numri një, nuk është e nevojshme që ai të shënohet para formulave në ekuacione kimike.Fig. 2.12 Ekuacioni i pabalancuar1. Shpjego: pse nevojitet barazimi i ekuacioneve kimike?2. Barazo ekuacionet e mëposhtme:a. Mg + O2 MgOb. H2 + Cl2 HClc. Na + Cl2 > NaCl3. Shëno një ekuacion kimik tek i cili nuk nevojitet të shënohen koeficientët.Pyetje dhe detyraProduktiReaktantët

