Page 5 - Demo
P. 5
HyrjeShkenca e kimisë është shumë e rëndësishme dhe gjen zbatim të gjerë në jetën e përditshme. Në këtë libër do të paraqesim një grup temash mësimore, nëpërmjet të cilave synohet jo vetëm zhvillimi i kompetencave të fushës dhe atyre kyçe, por edhe marrja e njohurive bazë për këtë lëndë shumë të rëndësishme.Temat kryesore që do të zhvillohen në këtë vit mësimor lidhen me:- zbulimin dhe shpjegimin e dukurive kimike;- të kuptuarit dhe shpjegimin e rëndësisë së proceseve kimike, si dhe rëndësinë e strukturës së substancave, nga e cila varen vetitë e tyre;- zhvillimi i disa aftësive specifike, si përdorimi i terminologjisë kimike, shkrimi dhe leximi i simboleve dhe i formulave kimike, interpretimi dhe barazimi i reaksioneve të thjeshta kimike, zgjidhja e problemave dhe e ushtrimeve të thjeshta, të nivelit mesatar dhe për nxënësit cilësorë ato të nivelit të lartë; - përgjithësimin e rëndësisë së shkencës së kimisë në evolucionin e përgjithshëm teknologjik, si dhe zbatimet e saj në jetën tonë të përditshme.Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar gjuhës së tekstit. Jemi përpjekur të shkruajmë thjesht dhe qartë, por pa e nënvlerësuar nivelin shkencor, i cili përputhet plotësisht me programin e miratuar nga MASHTI. Në këtë tekst mësimor janë trajtuar 5 tema mësimore. Së bashku do të mësojmë shumë gjëra të bukura, të thjeshta dhe të domosdoshme për vazhdimësinë e njohurive kimike që do të studiohen në vitet e ardhshme.Ju urojmë suksese!

