Page 50 - Demo
P. 50


                                    482.6Nëse ju kërkohet të realizoni një eksperiment, së pari duhet të përgatisni mjetet dhe substancat për punë. Si shembull po paraqesim reaksionin e zinkut (Zn) me tretësirën e holluar të acidit klorhidrik (HCl). Gjatë këtij reaksioni përftohen: tretësira e klorurit të zinkut (ZnCl2) dhe hidrogjeni (H2). (fig. 2.13)Zn + 2HCl ZnCl2 + H2Si do t’i përzgjidhni mjetet e punës për këtë eksperiment?Për të përzgjedhur mjetet e punës, së pari duhet të dimë gjendjen agregate të reagentëve.Gjendjet agregate të substancave, siç dihet, janë: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë, mirëpo në praktikë shpesh përdorim edhe substanca të tretura në ujë, në mënyrë që të jenë sa më të përshtatshme për përdorim. Në tabelën e mëposhtme po paraqesim simbolet ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes fizike të substancave në reaksione.Substancë e ngurtë (s)Substancë e lëngët (l)Substancë e gaztë (g)Substancë e tretur në ujë (aq)Për paraqitjen e ekuacioneve kimike është e domosdoshme që në indeks të vendosen edhe gjendjet fizike të secilës substancë. Prandaj ekuacioni i paraqitur gjatë reaksionit mes zinkut dhe acidit klorhidrik, shënohet:Zn(s) + 2HCl(aq) ZnCl2(aq) + H2(g)i ngurtë i tretur në ujë i tretur në ujë i gaztëTë shohim një ekuacion të kompletuar (i balancuar dhe i plotësuar me gjendjen fizike të reagentëve):2Na(s) + 2H2O(l) 2NaOH(aq) + H2(g)Fig. 2.13 Reaksioni i zinkut me tretësirën e acidit klorhidrikEmërtimi Acid klorhidrik i holluar nënkupton përzierjen e acidit klorhidrik (HCl) me një sasi më të madhe uji.(aq) është shkurtesë e fjalës latine “aqua”, që do të thotë ujë.FjalorGjendjet fizike të substancave në ekuacione kimike
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54