Page 51 - Demo
P. 51


                                    49Gjendjet fizike të substancave në ekuacione kimikeNga ekuacioni mund të vërejmë se natriumi (Na) është i ngurtë, uji (H2O) i lëngët, ndërsa përftohet hidroksidi i natriumit (NaOH) i tretur në ujë dhe hidrogjeni (H2) i gaztë (fig. 2.14).Duke ditur gjendjen fizike të substancave reaguese dhe të substancave që do të përftohen gjatë reaksionit, ne përgatisim edhe mjetet e punës.Për natriumin na nevojitet lugë apo kapëse, për ujin na nevojitet gotë apo erlenmajer. Për grumbullimin e hidrogjenit nevojiten edhe gypa (tuba) pasi gazet shpërndahen në të gjithë hapësirën.Duke përdorur recetë për përgatitjen e një ëmbëlsire, tregoni gjendjen e substancave që nevojiten dhe enët që duhet të përdorni. Tregoni cila është ndërlidhja e përgatitjes së asaj ëmbëlsire me kiminë.Fig. 2.14 Reaksioni i natriumit me ujë1. Pse është e nevojshme të shënohet në ekuacione gjendja fizike e substancave?2. Shëno gjendjet e substancave për reaksionin mes sodës bikarbon (NaHCO3) dhe tretësirës së acidit klorhidrik (HCl), ku përftohet tretësira e klorurit të natriumit, dioksidi i karbonit i gaztë dhe uji i lëngët. NaHCO3( ) + HCl ( ) NaCl( ) + CO2( ) + H2O( )3. Cili është dallimi mes NaCl(s) dhe NaCl(aq)?Pyetje dhe detyraNatriumi Uji
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55