Page 52 - Demo
P. 52
502.7Në bazë të shumë eksperimenteve është vërtetuar se gjatë reaksioneve kimike masa e përgjithshme e substancave që marrin pjesë në reaksion nuk ndryshon.Atomet e ndryshme gjatë reaksioneve kombinohen në mënyra të ndryshme për të përftuar produktet, por numri i atomeve duhet të jetë gjithmonë i barabartë në anën e reaktantëve dhe në anën e produkteve. Gjatë eksperimentit të djegies së qiriut, do të shohim se masa e tij po ndryshon (fig. 2.15). Pse?Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të shohim reaksionin që zhvillohet në këtë rast.C(s) + O2(g) CO2(g)Me djegien e qiriut shohim se substancat që përftohen janë gaze. Pra, masa e produkteve nuk zhduket, por kalon në ajër.Fig. 2.16 Djegia e qiriut dhe ligji i ruajtjes së masësLigji i ruajtjes së masësMasa e përgjithshme e reaktantëve është e barabartë me masën e përgjithshme të produkteve. Ky ligj vlen për të gjitha reaksionet kimike dhe njihet si ligji i ruajtjes së masës.Këtë ligj e ka formuluar shkencëtari francez Lavuazie.Reaktant, produkt, reagent, reaksion, ndryshim fizik, ndryshim kimik, precipitat, gaz, nxehtësi, endotermik, ekzotermik, analizë, sintezë, ekuacion, barazim, koeficient, indeks, e ngurtë, e lëngët, tretësirë ujore, ligji i ruajtjes së masësFjalë kyçe

