Page 56 - Demo
P. 56


                                    54Tema3.1Uji është një ndër substancat më të përhapura dhe më të rëndësishme në Tokë. Pa ujë nuk ka jetë. Toka quhet ndryshe edhe “planet i kaltër” sepse, nëse fotografohet nga hapësira, duket e kaltër për shkak të sasisë së madhe të ujit në sipërfaqen e saj (fig. 3.1). Uji mbulon rreth ¾ e sipërfaqes së planetit (70,8 % ujë dhe 29,2% tokë).Për plotësimin e nevojave të njeriut, përdoret më pak se 3% e sasisë së përgjithshme të ujit në planetin tonë.Uji në natyrë paraqitet në tri gjendje agregate: i lëngët, i ngurtë dhe i gaztë. Kjo veti e ujërave natyrorë, ndryshon në varësi të temperaturës së mjedisit. Sasi më të mëdha të ujit në gjendje të lëngët ndodhen në oqeane, dete dhe liqene rreth 97%. Një sasi e madhe e ujit në gjendje të ngurtë në formë akulli dhe dëbore ndodhet në pole të Tokës (në akullnajat e Arktikut dhe të Antarktidës); rreth 2%. Po ashtu, sasi e konsiderueshme e ujit ndodhet edhe në ujërat nëntokësorë dhe ujin që ndodhet në organizmat e gjallë rreth 1%. Vetëm 0,001% ndodhet në formë të avujve në ajër. Uji në natyrë iu nënshtrohet një sërë shndërrimeve nga njëra gjendje fizike në tjetrën, duke kryer një qarkullim të vazhdueshëm. Në figurën 3.2 tregohet cikli i ujit në natyrë. Ciklin e ujit në natyrë e vë në lëvizje energjia e Diellit. Ujërat sipërfaqësore në oqeane, dete, liqene, lumenj, por edhe në sipërfaqet e tjera ujore avullojnë dhe kalojnë në atmosferë. Avujt e ujit, duke u ftohur, kondensohen dhe shndërrohen në pikëza uji, të cilat bashkohen mes tyre duke formuar retë. Uji nga atmosfera bie në sipërfaqen e Tokës në formën e shiut, të dëborës apo të breshrit. Pasi bie në sipërfaqen e Tokës, një pjesë e ujit merret nga toka e bimët, një pjesë rrjedh në sipërfaqen e Tokës duke formuar përrenjtë e lumenjtë, të cilët derdhen në dete e oqeane dhe një pjesë kalon nën sipërfaqen e Tokës. Fig. 3.1 Rreth 70% e sipërfaqes së planetit tonë është e mbuluar me ujëFig. 3.2 Qarkullimi i ujit në natyrë3 UjiUji në natyrë
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60