Page 57 - Demo
P. 57
55Uji është një tretës i shkëlqyer dhe, duke qarkulluar në natyrë, ai tret substanca të ndryshme. Në varësi të përbërjes dhe të sasisë së substancave të tretura në të, uji natyror ka shije të ndryshme: të ëmbël, të njelmët, të thartë, të hidhur. Uji i njelmët përmban kripë gjelle, uji i thartë dioksid karboni dhe uji i hidhur përmban kripëra të magnezit. Ujërat e burimeve që përmbajnë sasi të mëdha substancash të tretura minerale, quhen ujëra minerale. Ujërat minerale të cilat kanë temperaturë më të lartë se 20°C, quhen ujëra termale. Këto ujëra përdoren për t’u pirë dhe për shërimin e disa sëmundjeve (të reumatizmit, të veshkave etj.). Në vendin tonë ndodhen shumë burime të ujërave minerale dhe banja (banja e Pejës, banja e Kllokotit etj.).Në bazë të sasisë së substancave të tretura në ujërat natyrore dallojmë: ujëra të forta dhe ujëra të buta. Uji që përmban deri në 0,5 g/dm3substanca të tretura, quhet ujë i butë, ndërsa uji që përmban sasi më të mëdha të substancave të tretura, quhet ujë i fortë. Për shembull, ujërat e oqeaneve, ujërat e deteve, ujërat e burimeve dhe të puseve, janë ujëra të forta. Uji i butë përmban sasi të vogla substancash të tretura. Për shembull, uji atmosferik i cili përmban substanca të tretura (azot, oksigjen, dioksid karboni etj.), uji i disa burimeve dhe uji i distiluar, janë ujëra të buta. Uji i fortë përmban sasi të mëdha kripërash të kalciumit, magneziumit, etj. Uji i deteve dhe i oqeaneve është ujë i fortë (rreth 3,5% kripëra). Uji i Detit të Vdekur përmban 34% kripëra (fig. 3.3).Uji i fortë ka disa veti të padëshirueshme, sepse gjatë ngrohjes veçon kripëra të patretshme të kalciumit dhe magnezit, të cilat depozitohen në fund të enës, kaldajës apo tubit, duke formuar një shtresë të hollë të ngurtë (fig. 3.4). Prania e këtyre kripërave zvogëlon sasinë e ujit dhe të nxehtësisë së përcjellë, vështirëson zierjen e produkteve ushqimore, larjen me sapun (sepse nuk formohet shkumë për largimin e papastërtive) etj. Më shumë për fortësinë e ujit do të mësoni në klasën e tetë.Fig. 3.3 Deti i vdekurFig. 3.4 Depozitimi i kripërave të kalciumit dhe magnezit brenda tubit të ujit1. Në cilat gjendje agregate gjendet uji në natyrë? Jepni nga një shembull.2. Përshkruani rëndësinë e ciklit të ujit për jetën në Tokë. 3. Tregoni emrat e lumenjve apo të ndonjë liqeni që gjendet në rajonin tuaj. Cila është rëndësia që kanë ata për ju?4. Në një enë kemi hedhur ujë të pijshëm. Si mund ta provoni se uji nuk është i pastër?5. Cili kriter duhet zbatuar për dallimin e ujit të fortë nga uji i butë?Pyetje dhe detyra

