Page 58 - Demo
P. 58
563.2 Përbërja dhe vetitë e ujit Uji natyror nuk është kimikisht i pastër. Uji kimikisht i pastër quhet ujë i distiluar. Ai përftohet me distilimin e ujit natyror. Uji i distiluar nuk është i përshtatshëm për t’u pirë, por ai përdoret në laboratorët e kimisë për përgatitjen e tretësirave dhe të substancave të ndryshme, në industrinë farmaceutike, në industrinë e akumulatorëve të plumbit për automjete etj. Uji kimikisht i pastër është një përbërje me formulë molekulare H2O. Ai përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një atom oksigjen. Këto dy elemente të ujit janë të lidhura mes tyre me lidhje kimike kovalente. Tri atomet janë të vendosura në formën e një këndi me madhësi 104,50 (fig. 3.5).Përbërjen e ujit në laborator mund ta testojmë nëpërmjet një eksperimenti, me metodën e elektrolizës. Elektrolizën e ujit e bëjmë me ndihmën e një baterie, dy telave, dy epruvetave dhe një gote me ujë. Në gotën me ujë shtojmë sulfat bakri (gurkali) në mënyrë që të rritet përcjellshmëria elektrike e tretësirës ujore. Aparati për elektrolizë lidhet si në foton më poshtë.Epruvetat mbushen plotësisht me ujë dhe vendosen në gotë (e cila është mbushur me ujë dhe sulfat bakri) të kthyera mbrapsht, duke mundësuar grumbullimin e gazeve hidrogjen dhe oksigjen që përftohen gjatë elektrolizës. Telat e rrymës lidhen me baterinë, njëri te poli pozitiv (+) dhe tjetri te poli negativ (-) i baterisë. Skaji tjetër i telave të lidhur Aparatura e HofmanitAparatura e Hofmanit për elektrolizë ndërtohet nga tre gypa qelqi, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin. Në të futen dy elektroda grafiti (karboni). Elektrodat që përshkojnë tapat prej gome me ndihmën e telave të veshur me plastikë lidhen me akumulator ose bateri. Nga sipër, përmes hinkës mbushim aparatin e Hofmanit me ujë dhe i shtojmë disa pika acid sulfurik të holluar, i cili luan rol në përcjellshmërinë elektrike. Fig. 3.5 Molekula e ujitAnodë quhet përçuesi elektrik (metal ose grafit) i lidhur me terminalin pozitiv të baterisëKatodë quhet përçuesi elektrik (metal ose grafit) i lidhur me terminalin negativ të baterisë.FjalorFig. 3.6 Mënyra e lidhjes së aparaturës për elektrolizëBateriaAnodëOksigjeni i gaztë Hidrogjeni i gaztëKatodëH2O2H2O 2H2 + O2

