Page 59 - Demo
P. 59
57me baterinë vendoset brenda gotës, poshtë epruvetave (njëri te njëra epruvetë e tjetri tek epruveta tjetër). Sapo aparatura të jetë e lidhur në të dyja epruvetat, do të shohim formimin e flluskave të gazeve. Ndërsa formimi i flluskave vazhdon, do të shohim se niveli i ujit në epruveta do të bjerë. Epruveta, nën të cilën gjendet teli i lidhur me kahun negativ (-) të baterisë do të mbushet dy herë më shpejt me gaz sesa ajo e lidhur me kahun pozitiv (+) të baterisë.Epruveta e mbushur me gaz në katodë provohet me një fije shkrepëseje që afrohet te gryka e epruvetës. Posa të afrohet fija e shkrepëses, gazi do të ndizet me pëlcitje. Pra, ky gaz i përftuar është hidrogjen (H2).Kur fija e shkrepëses i afrohet epruvetës me gazin e fituar në anodë, ajo do të ndizet me flakë më të ndritshme. Oksigjeni ndihmon djegien, prandaj kjo vërteton se ky gaz është oksigjen (O2).Nga ky eksperiment mësuam se: Uji është një substancë e përbërë nga dy elemente kimike: hidrogjen dhe oksigjen.Gazet e çliruara në dy epruvetat janë: hidrogjen (2 vëllime) dhe oksigjen (1 vëllim). Duke analizuar përbërjen kimike të ujit shohim se ai formohet nga bashkëveprimi i dy vëllimeve hidrogjen dhe një vëllimi oksigjen:2H2(g) + O(g) 2H2O(g)Vetitë e ujit Uji i pastër në kushte të zakonshme është një lëng i tejdukshëm pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije. Në shtypje standarde (1 atmosferë), uji ngrin në 00C dhe vlon në 1000C. Uji i pastër dendësinë më të madhe e ka në 40C, ku 1 dm3 (1 litër) ujë ka masën 1 kg. Uji tregon një sjellje jo normale krahasuar me substancat e tjera, të cilat me ftohje zvogëlojnë vëllimin, ndërsa akulli e rrit vëllimin. Akulli e rrit vëllimin me 9%. Akulli ka dendësi më të vogël se uji prandaj noton mbi ujë. Shtresat e akullit mbi sipërfaqen e ujit të lumenjve dhe liqeneve luajnë rolin e izoluesit të nxehtësisë ndërmjet ujit dhe ajrit të atmosferës dhe mundësojnë jetën e gjallesave në ujë. Një veti tjetër e ujit të pastër është përcjellshmëria elektrike shumë e ulët. 1. Cilat elemente kimike e përbëjnë ujin?2. Pse akulli noton mbi ujë? 3. Si ndërlidhet dendësia e akullit me jetën e gjallesave ujore?4. Cili është dallimi mes ujit të pijshëm dhe ujit të distiluar?5. Si mund të provohet se uji është i përbërë nga hidrogjeni dhe oksigjeni?Pyetje dhe detyraFig. 3.8 Vërtetimi i pranisë së oksigjenitFig. 3.7 Vërtetimi i pranisë së hidrogjenit

