Page 60 - Demo
P. 60


                                    582.2 3.3 Rëndësia e ujitMe shfaqjen e ujit është krijuar kushti i parë për jetën në Tokë. Uji është një substancë e jashtëzakonshme për jetën, zhvillimin e proceseve në botën e gjallë e jo të gjallë, për t’u pirë, për zierjen e ushqimit, për mbajtjen e pastërtisë, ujitje, hidrocentrale, termocentrale dhe industri (fig. 3.9). HidrocentraleUjitjeIndustriHigjenëPije dhe ushqimeSport dhe rekreacionUji është i domosdoshëm për të gjitha gjallesat. Trupi i njeriut përmban rreth 70% ujë. Trupi ynë e përdor ujin për transportimin e materialeve ushqyese dhe të substancave të tjera të domosdoshme për funksionimin normal të të gjitha organeve. Ai është tretës i ushqimit, si dhe largon substancat toksike nga organizmat e gjallë. Uji është edhe termorregullator (e mban konstante temperaturën e trupit). Trupi ynë humb sasi të mëdha të ujit gjatë frymëmarrjes, djersitjes, të ushqyerit dhe urinimit, prandaj është e domosdoshme të konsumojmë sasi të konsiderueshme uji gjatë ditës. Gjatë një dite duhen konsumuar deri në 2 litra ujë dhe lëngje të tjera.Fig. 3.9 Përdorimi i ujit
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64