Page 62 - Demo
P. 62
603.4Uji që përdoret për t’u pirë duhet të jetë i pastër, i kthjellët, pa erë, të mos përmbajë substanca të dëmshme dhe baktere, të mos përmbajë më shumë se 0,5 g/dm3 substanca të tretura, të ketë shije të këndshme (e cila rrjedh nga tretja e oksigjenit dhe e dioksidit të karbonit), të ketë temperaturë 9-120C.Ujërat më cilësore për t’u pirë janë ato të burimeve malore, uji nëntokësor apo uji i puseve. Shumica e vendbanimeve rurale dhe urbane, në pamundësi për të shfrytëzuar ujërave e burimeve, janë të detyruara të përdorin ujin e lumenjve dhe të liqeneve e në disa vende, edhe ujin e detit (fig. 3.12).Uji i lumenjve dhe i liqeneve, para se të përdoret për t’u pirë, duhet të pastrohet në aspektin mekanik dhe kimik (fig. 3.13 dhe fig. 3.14), sepse përmban papastërti të ndryshme bimore e shtazore, materiale të tjera artificiale dhe mikroorganizma që janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut. Para se të përdoret, uji i pijshëm kalon nëpër disa faza pastrimi.Uji si pjesë e mjedisit të njeriut, ndotet (fig. 3.15) vazhdimisht me substanca dhe materiale të ndryshme nga burime të ndryshme. Ujërat e lumenjve, të liqeneve dhe të deteve ndoten nga shkarkimi i ujërave të kanalizimeve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera, prej gropave septike, prej ujërave që dalin nga proceset industriale, xeheroreve, termocentraleve etj. Lumenjtë e mëdhenj lundrues, detet dhe oqeanet ndoten nga rafineritë e naftës, anijet dhe tankerët që bartin naftë. Ujërat e ndotura përmbajnë substanca të dëmshme Ndotja e ujit dhe trajtimi i ujit të pijshëmFig. 3.13 Ndalimi i grimcave apo objekteve nga rrjeta metalikeFig. 3.14 Fundërrimi i grimcave në basene ku uji rri i qetë, pa lëvizur. Për të ndihmuar fundërrimin e grimcave të vogla shtohet sulfati i aluminitFig. 3.12 Rezervuari i ujit, liqeni i Badocit

