Page 64 - Demo
P. 64
623.5Uji që përdoret për t’u pirë është një përzierje e substancave të ndryshme (fig. 3.16). Në mësimet e mëparshme keni dëgjuar fjalën “tretësirë”. Çfarë janë tretësirat? Tretësirat janë përzierje homogjene të dy a më shumë substancave, njëra prej të cilave është gjithmonë tretës e të tjerat, substanca të tretura. Tretësira përbëhet nga një apo më shumë substanca të tretura në një tretës.Tretësi është një substancë (e ngurtë, e lëngët, e gaztë) e cila tret një substancë tjetër. Tretës është substanca që gjendet në sasi më të madhe në tretësirë dhe ka të njëjtën gjendje fizike si tretësira. Substancë e tretur është një substancë (e ngurtë, e lëngët, e gaztë) e cila tretet në një tretës. Substancë e tretur quhet substanca që gjendet në sasi më të vogël në tretësirë. Pra, tretësi dhe substanca e tretur mund të jenë në gjendje fizike të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë (tabela 3.1). Rëndësi më të madhe kanë tretësirat ku tretësi është në gjendje fizike të lëngët dhe substanca e tretur në gjendje fizike të ngurtë.Nëse 5 g (rreth një lugë) kripë gjelle e hedhim në një gotë me 100 cm3 ujë dhe e përziejmë, do të duket sikur kripa po zhduket. Tabela 3.1 Llojet më të zakonshme të tretësiraveNr. Gjendja fizike e substancës së treturGjendja fizike e tretësitTretësira- shembull Gjendja fizike e tretësirës1 E ngurtë E ngurtë Aliazhet (bronzi, çeliku) E ngurtë2 E ngurtë E lëngët Sheqeri në ujë E lëngët3 E ngurtë E gaztë Pluhuri në ajër E gaztë4 E lëngët E lëngët Alkooli në ujë E lëngët5 E lëngët E gaztë Mjegulla E gaztë6 E gaztë E gaztë Ajri (Oksigjeni në azot) E gaztë7 E gaztë E lëngët Shkuma, uji i gazuar E lëngëtTretësiratFig. 3.16 Uji i pijshëm është një tretësirë

