Page 65 - Demo
P. 65


                                    63TretësiratFig. 3.17 Tretshmëria e kripës në ujë1. Përkufizo termat: tretës, substancë e tretur dhe tretësirë.2. Numëro së paku tri tretësira që përdoren në jetën e përditshme.3. Nëse ju nevojitet që një tretësirë ta përgatisni më shpejt, si do ta përshpejtonit procesin e tretjes?Pyetje dhe detyraKristalet e kripës së gjellës gradualisht bëhen të padukshme gjatë përzierjes. Themi se është formuar një përzierje homogjene (e njëjtë), sepse grimcat (jonet) që e përbëjnë kripën e gjellës (fig. 3.17) janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në molekulat e ujit. Dukuria gjatë së cilës grimcat e kripës së gjellës shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme në molekulat e ujit, quhet tretje. Tretësira homogjene e formuar pas përzierjes së kripës së gjellës me ujin quhet tretësirë ujore e kripës së gjellës. Në këtë përzierje, grimcat e kripës së gjellës nuk mund të dallohen me sy e as me mikroskop. Në këtë tretësirë kemi dy përbërës: substanca e tretur dhe tretësi. Në tretësirën e kripës së gjellës, tretës është uji, ndërsa substancë e tretur është kripa e gjellës. Pra, substancat që kanë veti të treten në ujë, formojnë tretësira ujore. Përveç ujit, si tretës mund të përdoren edhe substanca të tjera, siç janë: alkooli, eteri, benzina etj.Provoni!Vendosni nga një lugë sheqer në dy gota të mbushura përgjysmë me ujë. Njëra gotë duhet të përmbajë ujë të ftohtë, ndërsa tjetra, ujë të ngrohtë.Ku tretet sheqeri më shpejt? Pse?A ka ndryshuar niveli i ujit në gotë pas shtimit të sheqerit?Me peshore matni sasinë e sheqerit para shtimit në ujë, masën e ujit dhe në fund, masën e tretësirës. Gjeni ndërlidhjen.
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69