Page 66 - Demo
P. 66
643.6Sasia e substancës që tretet në një tretës është e limituar (e caktuar). Në temperaturë 200C, 36 g kripë gjelle (klorur natriumi) mund të treten në 100 cm3 ujë. Kjo tretësirë quhet tretësirë e ngopur. Çdo sasi më e vogël e kripës së gjellës e tretur në 100 cm3 ujë krijon tretësirë të pangopur, pasi uji mund të tresë ende kripë. Nëse në 100 cm3 ujë hedhim më shumë se 36 g kripë gjelle, një sasi e kripës do të mbetet e patretshme në tretësirë; kjo tretësirë quhet e tejngopur.Tabela 3.2 Llojet e tretësirave sipas sasisë së substancës së treturTretësirë e pangopur Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur.Tretësirë e ngopur Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar, nuk mund të tretë sasi të reja të substancës së tretur.Tretësirë e tejngopur Tretësira e cila në një temperaturë të caktuar, përmban më tepër substancë të tretur sesa tretësira e ngopur.Tretshmëria e substancave të ndryshme në temperaturë të njëjtë dhe sasi të njëjtë të tretësit është e ndryshme (fig. 3.18). Për shembull, substanca që treten mirë në ujë janë: sheqeri, nitrati i natriumit, kripa e gjellës, alkooli, uthulla, amoniaku etj.Substanca që treten pak në ujë janë: gurkali, dioksidi i karbonit, oksigjeni, azoti etj.Gjithashtu, kemi substanca që nuk treten në ujë, si: sulfuri, shkumësi, vaji, goma, kauçuku, benzina etj. Tretshmëria e substancave në ujëFig. 3.18 Lëngjet e tretshme dhe të patretshme. Në të majtë (a) lëngjet e patretshme; në të djathtë (b) lëngjet plotësisht të tretshme.

