Page 67 - Demo
P. 67


                                    65Tretshmëria e substancave në ujëTretshmëria është aftësia që ka një substancë për t’u tretur në një substancë tjetër. Tretshmëria e substancave varet nga natyra (lloji) dhe vetitë e tretësit, nga natyra e substancës së tretur dhe nga temperatura. Tretshmëria e gazeve varet edhe nga shtypja (fig. 3.19). Uji tret shumicën e substancave jonike dhe polare, ndërsa nuk tret substancat jopolare.Tretshmëria e substancave të ngurta në lëngje mund të shpejtohet me imtësim, përzierje dhe rritje të temperaturës (fig. 3.20). Procesi i tretjes së substancave në ujë shoqërohet me çlirimin apo thithjen e nxehtësisë. Për shembull, në qoftë se tretim hidroksid natriumi, në ujë çlirohet nxehtësi, ndërsa në qoftë se tretim klorur amoni, në ujë përthithet (absorbohet) nxehtësi. Procesi i kundërt i tretjes është kristalizimi. Nëse dëshirojmë të tretim në ujë një substancë në sasi më të mëdha nga ç’është tretshmëria e saj, duhet ta ngrohim tretësirën. Ku tretësira ftohet, sasia e tepërt e substancës së tretur do të kristalizohet.Në dallim nga substancat e ngurta dhe të lëngëta, tretshmëria e gazeve në ujë zvogëlohet me rritjen e temperaturës.Fig. 3.19 Oksigjeni tretet pak në ujë. Kjo mundëson edhe jetën e gjallesave ujore. Tretshmëria e oksigjenit në ujë në 20⁰C, është 0.0043 mg/L.Fig. 3.20 Tretshmëria e sulfatit të bakrit në ujë sipas temperaturës1. Si klasifikohen tretësirat sipas sasisë së substancës që tretet?2. Pse pijet e gazuara duhet të mbahen të mbyllura me kapak?3. Cilët faktorë ndikojnë në tretshmërinë e substancave në ujë?4. Me ndihmën e mësuesit/es kristalizoni ndonjë substancë dhe shpjegoni procedurën e zhvilluar.Pyetje dhe detyraNëse 21 g sulfat bakri (CuSO4) treten në 100 g ujë në 200C, atëherë tretësira është e ngopur. Në qoftë se dëshirojmë të tresim 40 g sulfat bakri, atëherë duhet ta ngrohim tretësirën në 600C. Nëse e lëmë tretësirën të ftohet në 200C, do të kristalizohen 19 g sulfat bakri. Në temperaturë konstante, tretshmëria ka vlerë konstante.Shembull
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71