Page 68 - Demo
P. 68
663.7Në jetën e përditshme përdoren tretësira të cilat përmbajnë sasi të ndryshme të substancave të tretura. Për shembull, uthulla që përdoret në jetën e përditshme në kuzhinë është me përqendrim 5%, por kemi edhe uthull me përqendrim 80%. Uthulla me përqendrim 80% (përmban 80 g acid acetik dhe 20 g ujë) është tretësirë e përqendruar, ndërsa uthulla me përqendrim 5% (përmban 5 g acid acetik dhe 95 g ujë) është tretësirë e holluar. Në jetën e përditshme përdoren Përbërja e caktuar e tretësirave shumë tretësira me përqendrim të caktuar (fig. 3.21).Në qoftë se një tretësirë përmban sasi të madhe të substancës së tretur në një sasi të caktuar të tretësit, quhet tretësirë e përqendruar. Në qoftë se një tretësirë përmban sasi të vogël të substancës së tretur në një sasi të caktuar të tretësit, quhet tretësirë e holluar.Çfarë është përqendrimi i tretësirës? Përqendrimi i tretësirës tregon sasinë e substancës së tretur në një sasi të caktuar të tretësirës. Përqendrimi i tretësirës shprehet në mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat më të thjeshta të shprehjes së përqendrimit të tretësirës është pjesëmarrja e masës apo pjesëmarrja vëllimore e shprehur në përqindje.Pjesëmarrja e masës së substancës (W) në tretësirë tregon raportin e masës së substancës së tretur ndaj masës së tretësirës.W (substancë e tretur) = m (substancë e tretur)m (tretësirë)Pjesëmarrja e masës është madhësi numerike dhe ka vlera nga 0 deri në 1.Fig. 3.21 a) Tretësira e jodit 2%, e cila përdoret për dezinfektim, b) Etanoli 70% përdoret për dezinfektim, c) Peroksidi i hidrogjenit 3% përdoret për dezinfektim të plagëve, veshit, gojës etj.Masa e shprehur në përqindje është e barabartë me masën e substancës së tretur në 100 gramë tretësirë.Masa e tretësirës llogaritet duke mbledhur masën e tretësit dhe substancën që tretet. P.sh. nëse 10 g sheqer treten në 90 g ujë, masa e tretësirës është 100 g.Uji, elektrolizë, hidrogjen, oksigjen, tretësirë, tretës, substancë tretëse, tretësirë ujore, tretshmëri, tretësirë e ngopur, tretësirë e pangopur, tretësirë e tejngopur, përbërje në përqindje, fortësi e ujit, ujërat e ndotura, pastrim i ujit, fundërrim, dezinfektim, filtrim.Fjalë kyçe

