Page 71 - Demo
P. 71


                                    69Toka dhe atmosfera4.1 Planeti Tokë4TemaUniversi përbëhet nga miliarda sisteme që quhen galaktika dhe që përbëhen nga miliarda yje. Në njërën nga këto galaktika gjendet një yll i cili quhet Diell, rreth të cilit lëvizin 8 planetë (fig. 4.1.). Planeti i tretë nga Dielli karakterizohet nga prania e formave të ndryshme të jetës. Ky planet është Toka.Nëse shikohet nga hapësira, planeti ynë duket si një top me ngjyrë të kaltër. Toka nuk është plotësisht sferike, pasi polet janë rreth 21 km më afër qendrës së Tokës.Supozojmë se keni filluar të hapni një vrimë në sipërfaqen e planetit. Nëse vazhdoni të gërmoni, do të kaloni në anën tjetër të Tokës. Sa thellë do t’ju duhej të gërmonit? A do të ishte materiali njësoj nga fillimi në fund? Le të shohim figurën 4.2.Toka përbëhet nga disa shtresa, të cilat ndryshojnë për nga trashësia, vetitë, si dhe nga përbërja e tyre. Ne jetojmë në shtresën e jashtme të Tokës, e cila njihet me MerkuriVeneraTokaMarsiJupiteriSaturniUraniNeptuniFigura 4.1. Sistemi diellorFakte rreth planetit TokëPerimetri i Tokës: 40000 kmDendësia: 5.5 g/cmLargësia nga Dielli: 149 milionë kmTemperatura mesatare: 14.6°CDuke shkuar në thellësi të Tokës, për çdo 100 m rritet temperatura rritet me 3°C.
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75