Page 72 - Demo
P. 72
70 1 Pse planeti Tokë është i përshtatshëm për jetë, ndryshe nga planetët e tjerë të sistemit diellor? 2 Shpjego me fjalë dhe vizatim ndërtimin e Tokës. 3 Hulumtoni mbi energjinë gjeotermale dhe përgatisni një raport me shkrim dhe skicë rreth funksionimit të saj.Pyetje dhe detyraemrin korja e Tokës. Trashësia e saj ndryshon nga 5-70 km, me trashësinë më të vogël në shtratin e oqeaneve. Kjo shtresë përbëhet kryesisht nga shkëmbinjtë e përbërë nga elemente si: përbërjet e oksigjenit, silicit, aluminit, magnezit etj. Nëse e kalojmë koren e Tokës, do të shkojmë në shtresën tjetër, e cila quhet mantel. Kjo shtresë është rreth 2900 km e trashë dhe përbëhet nga materiale të ngurta dhe të lëngëta këto të fundit quhen magmë. Kjo shtresë përbëhet kryesisht nga okside të hekurit, magnezit dhe silicit, e në sasi pak më të vogla, okside të kalciumit, aluminit dhe natriumit. Temperatura në këtë shtresë është rreth 10000C.Pjesa e brendshme e Tokës është bërthama. Bërthama e Tokës përbëhet nga dy pjesë: bërthama e jashtme (2300 km) e cila është e lëngët dhe bërthama e brendshme e cila është e ngurtë (1200 km). Këto pjesë përbëhen kryesisht nga hekuri dhe nikeli. Hekuri që gjendet në bërthamë, besohet se është përgjegjës për fushën magnetike të Tokës. Në bërthamë, temperatura shkon deri në 65000C. Kjo temperaturë krijohet nga reaksionet bërthamore që zhvillohen në bërthamë.Duke marrë parasysh se ne jetojmë në koren e Tokës dhe shfrytëzojmë vetëm atë për të mirat materiale, manteli dhe bërthama e Tokës nuk do të jenë pjesë e studimit tonë.ManteliKorja e tokësBërthama e jashtmeBërthama e brendshmePërhapja e elementeve në koren e TokësOkigjeni 47%Silici 28%Alumini 8%Hekuri 5%Kalciumi 3.5%Natriumi 3%Kaliumi 2.5%Magnezi 2%Fig. 4.2 Përbërja e Tokës

