Page 73 - Demo
P. 73
714.2 Burimet natyrore të materialeveToka na siguron burimet kryesore për jetesë, siç janë: ushqimi, energjia, banimi, transporti, veshmbathja, barnat etj. Nga toka gjithashtu shfrytëzojmë edhe metalet, si dhe lëndët e djegshme për energji.Përdorimi i shkëmbinjve Shumica e metaleve që përdoren, gjenden në koren e Tokës si përbërje apo edhe të përziera me substanca të tjera të quajtura minerale. Çfarë kanë të përbashkët objektet në fig. 4.3?Fig. 4.3 Vegla dhe objekte prej çelikuMineralet janë substanca të ngurta që gjenden në natyrë, të cilat karakterizohen me strukturë kristalore, përbërje dhe veti fizike e kimike të caktuara.FjalorPër ndërtimin e këtyre objekteve mund të përdoren shumë metale, por të gjitha përmbajnë hekur. Hekuri është metali më i përdorur. Ai shndërrohet në çelik, i cili është material shumë i fortë. Hekuri nxirret kryesisht nga minerali i quajtur hematit. Gjatë përftmit të tij shpenzohet shumë energji dhe substanca të tjera. Ndonëse gjendet në sasi të mëdha në koren e Tokës, duke zënë rreth 5% të përbërjes së saj, hekuri ndryshket lehtësisht në prani të lagështisë dhe oksigjenit. Për këtë arsye, është e nevojshme që objektet e ndërtuara me hekur, të mbrohen nga ndryshku. Ndryshkja e hekurit ndikon në ekonomi, por edhe në pakësimin e sasive të përdorshme të hekurit në natyrë (fig. 4.4).Metali më i përhapur në koren e Tokës (rreth 8%) është alumini. Pse çmimi i aluminit është më i lartë se ai i hekurit, edhe pse gjendet në sasi më të madhe?Alumini gjendet në natyrë vetëm në formë përbërjesh. Ky metal përftohet nga boksiti (Al2O3) me metodën e elektrolizës. Pra, për të përftuar Fig. 4.4 Ndryshkja e hekurit

