Page 74 - Demo
P. 74


                                    72aluminin elementar shpenzohet sasi shumë e madhe energjie, pasi së pari boksiti duhet të shkrihet, e më pas të ndahet me rrymë elektrike.Alumini është metal shumë i përdorshëm. Ai përdoret për ndërtimin e aeroplanëve, të veturave, të ambalazheve të ushqimit dhe barnave, për kabllo elektrike, në ndërtimtari etj.Materialet e tjera që merren nga shkëmbinjtë dhe përdoren në ndërtimtari, siç janë çimentoja, mermeri etj., janë përdorur shekuj më parë. Edhe për prodhimin e qelqit përdoren materiale të cilat nxirren nga shkëmbinjtë.Çdo vit në botë prodhohen rreth 54 milionë tonë alumin.Brenda vitit prodhohen rreth 178 miliardë kanaçe alumini. Fig. 4.5 Shenja për produktet që riciklohenRiciklimiRiciklimi përfshin procesin e ripërtëritjes e të riprocesimit (ripërpunimit) të materialeve të përdorura (fig. 4.5 dhe fig. 4.6), deri në krijimin e produkteve të reja. Materialet më të ricikluara, janë produktet e hekurit, kanaçet e aluminit, shishet e qelqit, letra, druri dhe plastika.Fig. 4.6 Grumbullimi i plastikës dhe baterive për riciklimRiciklimi i materialeve ndikon në kursimin e energjisë, pra, në koston e produkteve, si dhe në zvogëlimin e ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës. Gjithashtu, ndikon në kursimin e burimeve natyrore të këtyre materialeve dhe në zvogëlimin e hapësirave me mbeturina.Me riciklimin e metaleve fitohet po aq produkt sa edhe me nxjerrjen e tyre nga xehet, pra, me riciklimin e hekurit dhe aluminit mund të prodhohen objekte të njëjta me ato që janë ricikluar. Hekuri dhe alumini mund të riciklohen pafundësisht pa asnjë humbje të cilësisë. Me riciklimin e 1 toni alumin nga mbeturinat, kursehen rreth 4 tonë boksit dhe 700 kg lëndë e djegshme (rreth 95% e sasisë së energjisë që nevojitet për prodhim të aluminit nga boksiti).Në sasi pak më të vogël se hekuri dhe alumini riciklohen edhe plumbi dhe bakri.Duke qenë se letra prodhohet nga drurët, me riciklimin e letrës kursejmë pyje të tëra dhe energji. Në këtë mënyrë, edhe ne mund të ndikojmë për të pasur ajër dhe ambient më të pastër (fig. 4.7).Fig. 4.7 Klasifikimi i mbeturinave në shporta të veçantaLetër Qelq Plastikë MetalSi mund të ndihmoni ju në riciklimin e mbeturinave?
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78