Page 75 - Demo
P. 75


                                    73Lëndët e djegshmeLëndët e djegshme janë një nga burimet natyrore më të rëndësishme në Tokë. Ne i shfrytëzojmë ato për t’u ngrohur, për të përgatitur ushqimin, për transport etj. Lëndët e djegshme janë substanca të cilat me djegie prodhojnë energji. Kur digjen, këto substanca reagojnë me oksigjenin duke çliruar energji në formën e nxehtësisë dhe të dritës.Druri është një substancë e djegshme që bën pjesë në grupin e lëndëve të quajtura biomasë (fig. 4.8). Mirëpo, në Tokë gjenden disa lëndë të cilat japin energji më shumë se druri. Këto lëndë njihen si lëndë të djegshme fosile. Në këtë grup lëndësh bëjnë pjesë: qymyri, nafta dhe gazi natyror (fig. 4.9). Këto substanca janë shumë të rëndësishme për botën moderne, sidomos për transport, për prodhim të elektricitetit e ngrohje. Këto substanca quhen fosile, pasi formimi i tyre ka filluar para miliona vjetëve nga mbetjet e bimëve dhe kafshëve, të cilat janë mbuluar nga shtresa të dheut. Duke marrë parasysh kohën e gjatë që nevojitet për krijimin e tyre dhe sasitë e mëdha që po shfrytëzohen sot, shumë shpejt pritet që lëndëve të djegshme fosile t’iu vijë fundi. Figura 4.10 tregon edhe sa kohë do t’i kemi lëndët e djegshme fosile.Kosova është e pasur me qymyr (rreth 14 miliardë tonë), nga i cili prodhohet rryma elektrike në termocentrale (fig. 4.11). Qymyri në Kosovë nxirret nga minierat sipërfaqësore, gjë që e bën më të favorshëm përdorimin e tij. Lloji i qymyrit, i cili gjendet në vendin tonë, njihet me emrin linjit.1. Pse shkëmbinjtë janë të rëndësishëm për ne?2. Numëroni në shtëpinë tuaj më së paku 6 objekte prej hekuri dhe alumini.3. Pse riciklimi i aluminit është më efikas sesa riciklimi i hekurit?4. Cilat burime të energjisë do të mund t’i zëvendësojnë lëndët e djegshme fosile, pas shpenzimit të tyre?5. Hulumtoni në internet për mineralet më të përhapura në vendin tonë dhe shënoni emrat dhe formulat e 5 prej këtyre materialeve.Pyetje dhe detyraFig. 4.8 Druri si lëndë e djegshmeFig. 4.9 Lëndët e djegshme fosile: qymyri i ngurtë, gazi natyror i gaztë dhe nafta e lëngëtFig. 4.10 Rezervat e lëndëve të djegshme fosile020406080100120Nafta Gazi natyror QymyriRezervat e lëndëve të djegshme fosileNaftaGazi natyrorQymyriFig. 4.11 Miniera e qymyrit në Obiliq
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79