Page 76 - Demo
P. 76
744.3 Atmosfera dhe ajriToka është e mbështjellë nga një shtresë e gaztë, e cila njihet me emrin atmosferë. Kjo shtresë e gaztë ka trashësi rreth 700 km nga sipërfaqja e Tokës. Atmosfera e mbron Tokën nga ndryshimet e mëdha të temperaturave (edhe të nxehta, edhe të ftohta). Ajo na mbron edhe nga rrezet e dëmshme të Diellit. Atmosfera nuk është uniforme (njësoj) në çdo pjesë të saj. Ajo përbëhet nga disa shtresa, të cilat nuk kanë një kufi të caktuar nga njëra-tjetra. Këto shtresa ndryshojnë për nga dendësia dhe temperatura e ajrit (fig. 4.12).EkzosferaTermosferaMezosferaStratosferaTroposfera 25 km50 km85 km690 km10 000 kmShtypja atmosferike dhe temperatura zvogëlohen me rritjen e lartësisë. Në troposferë, temperatura zvogëlohet mesatarisht me 6.5°C për çdo kilometër.Përbërja e ajritAzot 78.09%Oksigjen 20.94%Argon 0.93%Dioksid karboni 0.04%Fig. 4.12 Shtresat e atmosferës

